osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Aman o doktor, prano të takosh atë shokun e Trump”!

“Aman o doktor, prano të takosh atë shokun e Trump”!

Ngjarje të stuhishme, zhvillime të rrufeshme, takime të furishme….raportohen se po ndodhin, të dashur miq!

Aman, kokëfortë i madh legjenda jonë…, Mareshali i revolucionit antisorosist, mbrojtësi heroik i konservatorizmit shqiptar dhe i sovranizmit kombëtar, sjellësi i demokracisë dhe dhënësi fund i kryetarokracisë…

Siç raporton edhe “çorri com”, prej pasdites së djeshme, Ajo, dora vet, e dërguara e posaçme e Presidentit Trump pranë “Shtëpisë së Ilirit”, mbrojtësja e vlerave konservatore, luftëtarja e paepur kundër Sorosit, ambasadorja e së vërtetës dhe peshëmatësja e së drejtës, syri i padukshëm i së ardhmes dhe veshi i padëgjuar i së tashmes, zbuluesja e agjentëve në radhët e demokratëve dhe e poliagjentëve në radhët e demokratëve dhe socialistëve….; vet Ajo, pra, është duke iu lutur dhe i ka dorëzuar një peticion me mbi një milion firma nga e gjithë Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Medvegjia dhe Bujanovski, Hoti, Gruda…. dhe diaspora, pa dallim race, krahine, ideje…., vet Atij, pra Doktorit, ku i lutet me aman: “Aman, Doktor, më qafsh mua, tako gjysmë ore Mike Pompeun meqenëse erdhi në Tiranë!”

Në takimin që po zhvillohet në zyrat e Rithemelimit në kafenenë e Fanit të Ferruzesë marrin pjesë dhe proamerikanët e shquar shqiptarë, konservatorët dhe sovranistët e mirënjohur: Nuli, Moka, Hani, Pini, Pina, Elifi, Matraku, Difja, Defi, zonja Skile dhe disa të tjerë.

Edhe këta, siç raportohet nga të njëjtat burime, janë duke iu lutur Doktorit me aman: “Aman, Doktor, prano ta takosh atë shokun e Trumpit!”

Por, siç thonë se thotë, Doktori paska thënë: “Nuk e takoj! Nuk dua të ndikojë në gjyqin që është duke u zhvilluar në Paris të Francës dhe në Apel të Tiranës! Dua të jem i barabartë përpara drejtësisë!”

Paskan ngelur të gjithë këta proamerikanët me vizion perëndimor gojëhapur dhe paskan plasur brohërimat: “Rroftë Doktori ynë! Për para, Përpara!”