Provokatori folklorik dhe mitoman Sali Berisha, rifillon me të tijat për të kthyer edhe një herë 1992-1997-tën e sundimit korruptiv demoniak politik të tij.
Për të treguar se mazhoranca dhe Rama janë përkrahës dhe miq të Serbisë dhe Vuçiçit, non grata Berisha dhe foltoristët e tij bashkë me ish komunistin e vjetër Shehu, propozojnë një rezolutë për të dënuar krimin gjenocidit të kriminelit Millosheviç kundër myslimanëve të Bosnjës!
Berisha e bën që ti thotë hapur dhe ambasadores Kim dhe State Departament se “unë jam i vështirë për tu mundur nga ju” se “edhe Amerika nuk na bën gjë” dhe se “jam Sali Berisha unë ooo budallenj”! E di që nuk do t’ia pranonin një personi non grata propozimin dhe…!
E një mitoman i tillë sigurisht që ka përkrahës në Shqipëri plot antiamerikan e anti perëndimorë që janë shtuar në saj të folklorizmit, injorancës dhe të neokomunizmit të një njeriu që është vazhduesi folklorik, retrokulturë dhe mitoman i Enver Hoxhës në Shqipëri. Shqipëria dhe shumë organizma të saj kanë denoncuar krimet dhe gjenocidin e Srebrenicës prej kohësh!
Përpara shumë vendeve në Europë. Ka dekada që e kanë bërë dhe sigurisht do ta bëjnë, po ky nuk është ky halli i Berishës! Ai donte që socialistët të mos e pranonin ta votonin dhe të thoshte se janë “vëllezërit e Vuçiçit”! E Berisha sigurisht ka enveristë të tjerë si veten në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, por dhe Maqedoni ndër shqiptarë. Enveri ishte dikur “puthabuzë me jugosllavët” dhe i themeluan partinë, por pastaj i shante dhe kërcënonte e Berisha atë imiton!
Por shumica e dinë se çfarë përgjegjësish kanë ai dhe komunisti tjetër Shehu, gjatë kohës kur makina vrastare e Milosheviçit shfaroste myslimanë boshnjakë. Berisha nuk e ka kaq shumë me Ramën se sa me Kim dhe Blinken apo Biden, por si një anëtarë leverdie i rrejshëm dhe në mitomani kryeneçe folklorike, kërkon sfidë për goditjen morale dhe politike që i kanë dhënë. Ai e di mirë se me socialistët nuk merret dot. E di qartë dhe mirë, se nuk bën dot as parti dhe nuk fiton dot as zgjedhje dhe e di se po i bëri nervoz socialistët, jo e hedhin nga pushteti, por po të provojë për herë të tretë nuk do të gjejë vrimë ku të futet prej tyre!!
Por sigurisht ky moment nuk do të vijë, sepse askush më, nuk e merr seriozisht, demagogun mashtrues dhe folklorik Berisha, përveç idiotëve që i rrinë afër. Socialistët gjithmonë e kanë palluar paq me vota dhe ai kurrë nuk ka fituar rregullisht ( as në 1992 mbasi improvizoi dhe shfrytëzoi vrasjet e 2 prillit në Shkodër) por ai është mitoman dhe shpellar politike retrokulturore e oriantale të pakuptimtë dhe sot provokon vazhdimisht. Ai është trashëgimtari i denjë i pjesës më retrograde të PPSH dhe me largimin e tij, ikën dhe prezenca e tmerrshme dhe kriminale e ish regjimit të Enverit de Nexhmijes, por dhe familjes së tyre që merrnin dikur folklorikun Berisha në shtëpi. Socialistët sot duhet të bëjnë një rezolutë për Srebrenicën!
Po duhet ta bëjnë dhe ta ridënojnë bashkë me krimet dhe masakrën e Reçakut dhe të tjera si këto në Kosovë, kryer nga regjimi i Milosheviçit pjesë e të cilit ka qenë dhe Vuçiç. Duhet ta bëjnë me 11 korrik 2022. Po, po, të lenë plazhin dhe atë ditë të bëjnë Rezolutën e dënimit të krimeve të Serbisë në Bosnje dhe Kosovë. Por duke filluar nga sot duhet të ndërtojnë një komision hetimor për krimin e qeverisë shqiptare 1992-1997 për thyerjen e embargos ndaj ish Jugosllavisë në kohën e luftës së Bosnjës! Duhet të hetojnë rolin e Presidentit të vendit Sali Berisha dhe ish kryetarit të komanduar të PD dhe pastaj të vendosur Tritan Shehu, për organizimin e trafikut të naftës shqiptare në ish Jugosllavi.
Rolin e komunistit Sali Berisha dhe komunistit tjetër Tritan Shehu (përkatësisht akoma deputetë për turp e faqe të zezë) në këtë kohë trafiku nafte me ish Jugosllavinë. Të hetohet ndërmarrja e organizuar nga PD ( po të ketë dhe nga PR dhe PS gjithashtu të hetohen) e trafikut të naftës dhe kush e organizoi dhe çfarë qëndrimi mbajti si Berisha dhe Tritan Shehu! Pa u hetuar këto dy provokatorë të pa turp dhe mitomanë politikë, nuk mund të ketë rezolutë për krimet e serbëve në Bosnje dhe Kosovë.
Sali Berisha dhe Tritan Shehu janë mitomanët provokatorë që kanë ndihmuar me veprat e tyre, thyerjen e embargos dhe për këtë gjë ka prononcime ndër më të rëndësishmit ai i Bulatoviçit. Por ka dhe dëshmitë të shumta sidomos në zonën e Shkodrës dhe ka po ashtu dhe dëshmitarë të shumtë të krimit të ndihmës së Serbëve me naftë nga Shqipëria. Pastaj mbasi të jetë bërë ky hetim parlamentar, rezoluta do të ketë kuptim dhe mund të kryhet pa praninë e dy mitomanëve komunistë të fundit mbetur akoma, në kuvendin e turpshëm akoma me fanatikë enveristë të fshehur në Shqipërinë e vitit 2022. Vetëm kështu ka kuptim dhe rezoluta për Srebrenicën dhe Kosovën./Nga Besi Bekteshi