Gazetari Milaim Zeka komentoi sot në një intervistë televizive edhe vizitën që Edi Rama i bëri Hashim Thaçit në burg, duke e quajtur si gjest të jashtëzakonshëm.
Sipas Zekës, Berisha nga ana tjetër për t’iu kundërpërgjigjur Ramës për vizitën në burgun ku ndodhet Thaçi, nxori një rezolutë për Srebrenicën, por ra në ‘kurthin’ e tij.
“Me vizitën që i bëri Thaçit, fitoi popullaritet mes shqiptarëve të diasporës. Berisha për t’iu përgjigjur këtij gjesti dhe për të diskredituar Ballkanin e Hapur nxori një rezolutë për Srebrenicën dhe këtë nuk e bëri për asgjë tjetër vetëm për turmat e tij.
Politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i ikin turmës. Turmat janë deri sa vjen në pushtet. Pas kësaj mbeten vetëm plehrat asgjë tjetër.
Berisha i bëri vetes atë që gjithë mediat ndërkombëtare e riaktualizuan, deklaratën e tij se i kam furnizuar me naftë dhe derivate Malin e Zi dhe Kosovën që udhëhiqen nga Millosheviçi. Berisha theu embargon.
Koka të mëdha të politikës shqiptare janë vrarë pikërisht për bizneset e naftës. Shefi i shërbimit sekret të Berishës, Gazidede është takuar në Shkodër me Arkanin për bizneset e naftës. Gazidede ka vrarë Remzi Hoxhën dhe ka përndjekur me dhjetëra kosovarë, që organizonin njësitet guerile për të çliruar Kosovën.
Në maj ‘97 pasi vritet brenda kufirit të Kosovës, vëllai i Haradinaj dhe ky e mbart 8 orë në kurriz që mos të binte në duart e serbëve, kur vijnë në kufijtë e territorit shqiptar, Ramush Haradinaj me bashkëluftëtarët e tij, i burgos policia e Sali Berishës në Cahan, çuan fshatarët dhe i liruan. Donin që ti çonin te forcat si terroristë.”
Rezolutën kundër Srebrenicës, Milaim Zeka e quajti si marketing nga Sali Berisha dhe për inate ndaj Ramës dhe për të thënë që Rama është mik i Vuçiç.