osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Heroi Babale”

“Heroi Babale”

Problemi që Lulzim Basha i ka prodhuar PD, është “Heroi Babale”. Çdo histori opozitarizmi ka heronjtë e vet dhe meritat e njerëzve të caktuar.

  Mero Baze

Problemi i ri që ka prodhuar Partia Demokratike për veten e saj me historinë e sajimit të një përgjimi, nuk është se ka dëmtuar Fatmir Xhafajn, apo ka vënë në pozitë aspak të këndëshme një djalë të ri që do të punojë si gazetar. Këto janë probleme që kalojnë shpejt, pasi është vënë në lëvizje prokuroria dhe çdo gjë zbardhet duke marrë kushdo atë që i takon.

Problemi që Lulzim Basha i ka prodhuar PD, është “Heroi Babale”. Çdo histori opozitarizmi ka heronjtë e vet dhe meritat e njerëzve të caktuar.Në opozitën e parë të socialistëve peshën e opozitës e mbanin gazetarët, kryesishtë të Koha Jonë, dhe disa parti aleate të PS. Në opozitën e pare të Berishës dy tre gazetarë dhe vet Berisha.

Në opozitën e gjatë tetëvjecare të PS, përsëri ishin disa gazetarë dhe vet Rama që prodhonte një fluks besimi tek njerëzit.
Prej vitit 2013, PD nuk ka asnjë hero të spikatur opozitar, por ka një kor kaotik “karrigethyerish”, siç I quante Berisha dikur kundërshtarët e vet, të cilët mendojnë se detyra e vetme e tyre, është të mbajnë fort çelsat e PD, pasi ylli I tyre do ndrijë përsëri.

Por aksioni I fundit opozitaro policeks i PD, më në fund e nxorri një hero. Është “Heroi Babale”. Nuk kam asnjë paragjykim për profilin e tij si trafikant, apo si njeri I dëshpëruar që kërkon të hidhet në zjarr. Njerëz të dëshpëruar mund të gjesh në çdo kohë për ti përdour. Problemi është se PD është tërhequr e gjitha nga aksioni që ka sajuar dhe po përpiqet t’ia lërë meritat Babales, edhe pse ai I gjori nuk I do. Se në fakt nuk janë merita, por mundësi prangash.

Si përfundim ne mund të gjendemi para një situate, kur PD së paku duhet të shpreh mirënjohje ndaj këtij njeriu.

Nëse për një moment, mendojmë se PD vjen nesër në pushtet, heroi I saj nuk është as Muli, as Luli, as Paloka as Nard Ndoka, as Vasili, as Nebili, as Monika, as Grida, biles as Saliu, por thjesht Babale Veliu.
Dhe ky është një problem më I madh se gjithë kauzat e saj opozitare, pasi ajo u dorëzua në gjithë idetë e saj, dhe mungesa e fantazisë e çoi tek një njeri I dëshpëruar, që siç thotë një fjalë e urtë popullore, si kamikazë të ha m…dhe si hero të prish punë.

Së paku është mire të fokusoheshin tek gazetari që punësuan në këtë projekt. Jam kundër këtyre që mallkojnë atë gazetarin dhe I kërkojnë etikë profesionale. Në një shtyp ku etika është mall I dal nga tregu, nuk keni pse ja kërkoni këtë Jetmir Olldashit, edhe pse nuk e njoh nga afër. E rëndësishme është që ai pranoi të merrte përsipër një hetim.

Problemi I tij dhe I PD është se duhet ti dalin zot atij hetimi. Është qesharake që në një iniciativë politike, të llogarisësh dhe frikën nga prokuroria apo Gjykata. Kur nisesh për një betejë të tillë, llogari të tilla janë banale dhe meskine, dhe nuk të lënë vend jo më për hero, por as për bashkëpuntorë heronjsh. Ideja që edhe duhet të jesh hero, edhe duhet të gëzosh privilegjet e heroit, është paksa anormale.

Së paku nëse kësaj pune do tia vinte gjoksin gazetari qoftë dhe me plot gropa dhe hije të zeza mes saj, do ishte më dinjitoze, pasi nesër PD së paku do kishte dikë që mund ta falenderonte dhe ta mbante në krah. Heroin Babale, nuk kanë ku ta çojnë. Atë mund ta gjesh nesër në rrugë ti japësh një honorar tjetër dhe të bëj historinë e kundërt. Ai nuk e ndihmon dot PD të fitoj, por dhe sikur ta ndihmonte, heroi I saj do ishte jo vetëm një njeri I rëndomt dhe trafikant, por mbi të gjitha dikush nga rraca e atyre që PD thotë se po I lufton.

Është prekja e fundit të idesë për marrjen e pushtetit me çdo çmim. Dhe në këtë rast PD po paguan çmimin por spo merr pushtetin.