Kreu i Njësisë Antikorrupsion, Gjergj Prabibaj dhënë sot detaje në lidhje me shkeljet në Hipoteka, mungesën e faqeve pasi janë grisur dhe paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët, të cilët do të vendosen në sitën e SPAK.
Prabibaj tha në një intervistë për Report Tv se institucioni me më shumë shkelje është hipoteka dhe zbuloi se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të bëjë publike skemën e manipulimit me pronat.
“Për numrin më të lartë të ankesave renditet Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për të vijnë më shumë ankesa për veprime dhe mosveprime. Probleme ka në çdo ASHK.
Kemi probleme që në pamje të parë pjesa e vonesave duket proceduriale, por ndërkohë është një indikator i drejtpërdrejtë që çon në korrupsion. Një pjesë e praktikave trajtohen brenda ditës dhe një pjesë tjetër kërkon edhe muaj jashtë afatit.
Për raste konkrete, nuk mund të komunikoj për dosje në hetim. Shumë shpejt do të ketë dalje publike nga ministri i drejtësisë për disa raste me kallëzime penale, masa administrative etj në disa institucione. Kryesisht janë të përqendruara tek ASHK por jo vetëm”, tha Prabibaj.