Procesi i Vettingut po bëhet bazuar në atë çfarë kanë deklaruar gjyqtarët dhe prokurorët.
Në fakt, ky lloj Vettingu është tallës, për opinionin publik, kur dihet se e sa politikanë të inkriminuar janë shpëtuar nga prangat, nga gjyqtarë dhe prokurorë.
Në vend që të hapen dosjet e “nxehta” ndër vite dhe të kalojnë në filtër gjyqtarët dhe prokurorët që i kanë patur në duar, po bëhet një proces me deklarata pasurish, sa për të thënë.
CNA.al ka në duar deklaratat e pasurive të prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe ajo çfarë konstatohet është se gjyqtarët janë tepër më të pasur se prokurorët.
Nuk e themi këtë për t’i vënë në garë pasurore, por për të treguar se vendimet e tyre gjyqësore kanë kushtuar shtrenjtë dhe njëherësh është dëmtuar rëndë edhe puna e prokurorëve.
Refruar deklaratave të pasurive, ekzistojnë disa prokurorë që të krijojnë përshtypjen se “flenë” në Prokurori. Janë të rraskapitur nga pikëpamja pasurore.
Ata nuk kanë mundur të vënë në jetë skemën me të cilën krijojnë të ardhura kolegët e tyre.
Një ndër ta është edhe edhe Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara.
Ky i fundit rezulton prokurori i më i varfër, jo vetëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por në të gjithë sistemin prokurorial.
Në deklaratën e tij të pasurisë, ai ka nënshkruar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes.
Si mund të kalohet në Vetting pasuror, një prokuror që jeton vetëm me të ardhurat nga paga?
Me të ardhurat që ka deklaruar, i bie që Mara ta “shkatërrojë” procesin e Vettingun, ta nxjerrë atë të pavlefshëm.
Kjo është njëra anë e medaljes, ndërsa ana tjetër është ajo profesionale.
Prokurori Vladimir Mara, është pjesë e grupit të prokurorëve që po hetojnë ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Së fundmi ai është përballur me Tahirin indirekt, pasi drejtëpërdrejt ishte prokurori Besim Hajdarmataj.
Emri i Marës është lakuar edhe në lidhje me politikën, por përveç se disa sulmeve frontale, nuk ka pasur asgjë konkrete.
Në aksionin e tetorit 2017, pas zbulimit të një sasie të lëndeve narkotike, në media u lakua se prokurori Vladimir Mara, i ndodhur në vendngjarje bashkë me Policinë e Shtetit ka dekonspiruar aksionin.
Ai e ka mohuar një të tillë, duke mohuar se ka qenë në vendgjarje, pasi ka pasur fëmijën sëmurë.
I njëjti prokuror është lakuar edhe në lidhje me ekstradimin e Nezar Seitit, apo i njohur ndryshe si financier i Habilajve.
Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme ka nisur ndaj tij një hetim disiplinor. Ende nuk është njoftuar për rezultate, por gjithçka tregon se eskstradimi i Seotajt rëndon mbi supet e dikujt tjetër.
Deklarata e pasurisë së prokurorit Vladimir Mara
Të ardhura vjetore neto nga paga, dieta, shpërblime nga puna si Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës dhe në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në shumën 1 199 766 lekë.
Të ardhura nga paga, dieta, shpërblime nga paga e bashkëshortes si mësuese në shkollën “1 Maji” në Tiranë në shumën 451 590 lekë.