Me rolin e tij si “Bamsi”, në serialin super të ndjekur “Ertugrul”, aktori turk Nurettin Sönmez është kthyer në një nga të preferuarit e publikut.
Nurettin ka qenë i ftuar së fundmi në një emision të njohur turk të TRT-së ku ka deklaruar për herë të parë se ka origjinë shqiptare.
I pyetur për vetullat të cilat aktori i ka një tipar karakteristik, ai është përgjigjur se këtë tipar e ka trashëguar nga gjyshi.
“Bamsi” ka treguar se gjyshin e mamasë e ka shqiptar.