osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Babolet amerikan dhe uji

Babolet amerikan dhe uji

Nga Ilir Mborja

“Na, more gazetar! Ndalu pak! Nuk po të shoh të shkruash më, apo ta mblodhi ai Babolja i amerikanëve?” – kështu m’u drejtua dje në mëngjes Sula, i ati i Dyl Dyshekut. Do muhabet edhe ky tani – thashë me vete e bëra ta anashkaloj me një buzëqeshje të shtirur plakun e ngeshëm që më kishte prerë rrugën. Kishte edhe qesëndisje tek ato që thoshte. Patjetër që kishte dëgjuar për ngjarjen time që kishte marrë dhenë këtu e dy muaj më parë dhe e lidhte me Babalen e Vlorës. Pra, ngjarja me audiopërgjimin e tij, në vend se ta sfumonte, e kishte risjellë edhe një herë në memorjen e njerëzve historinë time të para dy muajve. S’kam pse ta fsheh. U bëra gazi i botës se, mora mend e Dylit dhe e publikova në gazetë momentin kur një jevg më ndaloi në rrugë dhe më tregoi nga celulari i tij foto e video që më paraqitnin mua. Pashë veten time krah një burri të panjohur me kapele në sportelin e arkëtares së një Western Union-i. Pra, pronari i saj, Amareto Çaploku, që m’u paraqit tamam si sherif amerikan, interesohej për identitetin e burrit me kapele dhe kur i thashë se nuk e njihja, m’u kërcënua: “Po nuk tregove emrin e tij brenda javës, ne të zhdukim nga faqja e dheut.”. Kaq tha jevgu dhe i hipi një veture e iku. Meqë vinte nga Western Union-i, me fjalën “ne” unë nënkuptova atë dhe ca amerikanë nga ata që të zhdukin. Nuk e di pse në çast m’u kujtua Kenedi. U tmerrova. M’u errësuan sytë. Gjersa nuk kishin përtuar të më përgjonin, të më fotografonin e filmonin, patjetër edhe mund të më zhduknin. Kush do ta çante menderen për një copë jevg si unë? Pastaj m’u kujtua Onasio. Zhaklina për ca kohë vejushë. Dikush do ta merrte për grua patjetër edhe ezmeren time. Normalisht, jevgu nuk e ka frikë jevgun, por mua më kallte datën pjesa amerikane e tij. Si të mos trembesha? Vinte nga Western Union-i, kompania më e madhe e transfertave të parave në botë. Ashtu, me brekë të mbushura nga tmerri, shkova drejt e në Polici. Aty, meqenëse bija erë, për të më përzënë sa më parë, inspektori i Policisë nuk priti ta sqaroja gjatë. Për të hyrë menjëherë në temë, i ra shkurt dhe mori në celular vetë jevgun nga numri që i dhashë unë. Në fillim Amareto nuk iu përgjigj thirrjes së tij se inspektori i telefononte me numër të fshehtë. Pastaj, kur i ra me numrin e Policisë, ai ia hapi. Më mirë mos e kishte hapur thuaj. Amareto Çaploku u bezdis aq shumë nga ajo telefonatë, sa iu gërmush inspektorit aq fort, sa mua më erdhi keq për të. ““I am sheriff Amareto.” Parrulla: “Jam në Rinas me shefin e madh.”” – dëgjova jevgun që bërtiste dhe pashë fytyrën e inspektorit që në çast u bë dyll e verdhë. Pastaj dëgjova telefonin që kërciti, por nuk e kuptova: i ra nga dora, apo inspektori e përplasi vetë në dysheme?.. Për këtë ndodhi më ngacmonte Sula, plaku i ngeshëm i Dyl Dyshekut dhe prandaj ndalova, por sa fillova t’ia tregoj, më ndërpreu: “Këto i di nga Dyli unë se i ka lexuar në gazetë, por më thuaj pak: Ç’u bë më tej? Ç’pati me ty jevgu i amerikanëve? Ç’thonë prokurorët?”. Prokurorët thonë se nuk mund të hapin dosje tjetër për këtë çështje pasi nuk i lejojnë amerikanët. Kohë më parë, ata të Western Union-it kanë nisur vetë një hetim për pastrim parash që kanë bërë ca VIP-a. Unë, si njëri prej tyre, jam pjesë e hetimit. Amareto nuk mund të pyetet se punon për amerikanët. Edhe arkëtarja e tij, një vajzë yll e bukur nga katundi Mirakë qenkësh si biçim “Mata Harri”, edhe e LSI-së edhe e amerikanëve. Kështu pra, dmth prishen provat po të gërmohet më tej… “E kuptova. E kuptova.” – më ndërpreu plaku i Dylit dhe vazhdoi: “ Kot je trembur, se Amareto nuk ta ka pasur me të keq. Ç’VIP je ti? Ka dashur vetëm të të rekrutojë që të qepësh gojën a të përgjosh me çimkë vëllanë e ndonjë ministri të Rilindjes. Me që je jevg, jevgun ta sollën se kujtuan që do të merreshit vesh, por ti u trembe dhe vrapove në polici. Mbeti Amerika për Amareton?! Shumë, shumë, nga Monika e ke peshqesh jevgun. Kjo është e gjitha e mos e zër më në gojë këtë muhabet me njeri se të qeshin. Mos merr mend e tim biri! Mos u bëj si ata analistët që dalin përnatë në televizor se, sos që jeni budallenj vetë, por, me Babolet tuaja, po budallallepsni edhe miletin. Edhe prokurorët i luajtët menç. Prova këtu e prova atje. Çimka këtu e Çim Peka atje. Njerëzit tallen me ju kur dilni e analizoni pordhët që lëshojnë Luli, Salianji e Babolet e SHQUP-it. I quani dhe prova pale?! Meqë ra fjala tek prova, dëgjo edhe këtë historinë time e ta kuptosh ti e gjithë shokët e tu gazetarë se njerëzit nuk janë bole si ju: “Ishte viti ‘80 dhe kryesia e kooperativës, meqenëse isha shumë i dobët fizikisht e nuk e përballoja dot punën në arë, më vendosën në baxho. Duhet të merrja në dorëzim qumështin. Atë punë më lanë, por më porositën, që, më parë, duhej t’i bëja provën çdo bidoni se barinjtë i hidhnin ujë. I hidhnin shumë madje. Për këtë, në një cep të baxhos, kishim ca gypa qelqi të shënuara me viza e me numra. Epruveta u thonin. Me to bëhej prova. Kishin mbetur që nga koha kur kishim pasur miqësi me kinezët, por unë nuk i përdora asnjëherë sa punova atje. Nuk merrja vesh hiç nga analizat apo provat me epruveta, siç nuk marr vesh edhe sot asnjëherë atë Alibeajn kur del e flet për procedurat e ligjet, por punën e kryeja mirë ama. Kur më dorëzonin qumështin, i hiqja kapakun bidonit dhe me një thupër të hollë thane mënjanoja ajkën dhe e zhytja dhe e përzieja në thellësi. Barinjtë hileqarë tërboheshin e më thonin: “Ç’shikon more Sul? Ku ke parë qumësht me sy ti?!”… E! – u përgjigjesha unë. – Ashtu është. Vërtet qumësht ka vite që nuk kam parë, por ujin, ëë, ujin e njoh mirë ama. Ujë kam pirë gjithë jetën dhe me ujë s’ma hedh dot njeri. Se ujin që thua ti more gazetar, është kollaj e mund ta futësh kudo, por është shumë e vështirë t’i ndërhyet dhe të mos kuptohet. Të paktë janë tregtarët që nuk përtojnë e i shtinë ujë verës, qumështit, madje, edhe naftës. Po provoje njëherë e hidhi një pikë naftë pusit me ujë! Pihet më ai ujë? Kështu edhe muhabeti i Baboleve, gjithë ujë është. Edhe analizat tuaja për të, ujë janë. Ujë i qelbur që nuk jua pi njeri. Na, more gazetar, se përpak më doli nga mendja porosia e Dylit për ty: Mos harro! Kur t’i shkruash Amerikës për hallin tënd, mos i thuaj për vete që je jevg, se Trampi nuk ju ka shumë për zemër. Fundja, thuaj vetëm për Amareton, por mos ia hidh në sy atë punën e agjentëve të Western Union-it, se të qeshin! Sa kanë parë amerikanët si Babolja i SHQUP-it e jevgu yt i LSI-së, aq të mira qofshin! Mblidhe mendjen, o gazetar! Nuk ta pi njeri atë ujë!”… Ilir Mborja