Ronela Hajati nuk arriti dot të kualifikohet në finalen e madhe të Eurovisionit që mbahet në Torino të Italisë.
Pas këtij zhgënjimi, këngëtarja shqiptare ka reaguar përmes një postimi në “Instagram” ku ndan një foto me balerinët që e kanë shoqëruar gjatë performancës.
Në mesazhin krahas fotos, duket sikur edhe vetë Ronela e dinte që ky mund të ishte rezultati, pasi shprehet e bindur se edhe sikur të kalonte në finale do të dilte e fundit. Megjithatë ajo shton se e ka fituar Eurovisionin e saj, pasi ka fituar publikun.
“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit, e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kanë gjithmonë të drejtë! Ju DUA.”- shkruan Ronela, e cila në fakt ka bërë një paraqitje skandaloze.
Mediat italiane e kanë vlerësuar atë, si një ndër këngëtaret më të dobëta.
Corriere.it e konsideron paraqitjen e saj, një ndër më të këqijat.
Media prestigjoze e ka vlerësuar atë vetëm me notën 4, duke shkruajtur se Ronela do të mbahet mend vetëm pë dorën në pjesën intime, që Eurivision e censuroi, ndërsa zëri i saj, edhe pse potent, sipas Corriere della Sera, stononte.
“Ndoshta nëse do të kishte shpenzuar pak më shumë në zgjedhjen e look-ut do të kishte qenë një investim i mirë”, shkruan Corriere della Sera.
Ndërsa gjigandi britanik BBC e ka kthyer në ‘meme’ momentin kur këngëtarja rrotullon kokën dhe duket sikur po than flokët ngjatë performancës.
“Kur taksia vjen për 5 minuta dhe ju nuk keni tharë akoma flokët”- shkruan BBC, teksa ka publikuar videon.
TemA