Shqipëria është vendi i shumë mundësive të arta, ku të pabrekë të gjen dreka, milioner të zë darka. Sinonimi më i mirë i kësaj shprehje janë milionerët nën hije të oligarkëve shqiptarë, që zaptojnë toka e prona, gllabërojnë tendera e përvetësojnë gjithçka u sheh syri nga pasuria e shqiptarëve, pa u hyrë gjemb në këmbë, sepse pas tyre fshihet dora bujare e qeverive, sa majtas e djathtas dhe padrejtësia me emrin SPAK dhe BKH ia ligjëron.
Dikur rrjepacakë, sot kanë botën, por mbeten mëkatarë në sy të Zotit dhe me njollë në sy të shqiptarëve, por edhe Amerikës, e cila i ka futur në listën e zezë të atyre që nuk e kalojnë dot oqeanin, deri sa një ditë drejtësia do të veprojë e t’i mbërthej bandat e pastrimit të parave që fshihen pas kompanive fantazëm.
Rasti në fjalë është për “biznesmenin” Bardhjus Bushaj, i cili ishte askushi në drekë, e në darkë u bë pronar… i një kompanie ndërtimi, e cila sot po gllabëron mushkrinë e vetmë të Tiranës, atë të Parkut të Liqenit Artificial, duke ngritur mbi të frikshëm disa kulla.
Sipas një investigimi në Drejtorinë e Tatimeve dhe atë të Pastrimit të Parave, faktohet se babëzia e Bardhjus Bushaj nuk ka limit. Grukësia e tij në shërbim të padronëve, tek të cilët ai është peng dhe i gatshëm të sakrifikoj gjithçka, është motivi i vetëm që Bardhjusi nga një rrjepacak, papritur u gdhi miliarder.
Por në tavë nuk është vetëm biznesmeni kontrovers Bardhjus Bushaj, i përfshirë në skemat e tij të mashtrimit dhe përvetësimit është dhe ortaku i tij Gjysho Merko. Në disa dosje të mbetura pezull, del edhe emri i Gjysho Merkos, të cilit i kanë mbetur në dorë kompanitë e babai të tij të ndjerë, një peshë e rëndë për të, por që përpiqet duke futur si aksionerë sekserë dhe duke u mbështetur tek “rrënjë të vjetra” të krimit dhe pastrimit të parave.
Kompanitë e Gjyshos tashmë janë kthyer në fasadën e oligarkut Lenc Gjikuria, një personazh me dosje të rënda të pandëshkuara. Vetë Gjikuria është “satelit” i Sandër Non Grata-s dhe ortakut të tij Samir Non Grata, oligarkut që ka privatizuar bregdetin.
Një burim nga tatimet, tha se ky rrjet i zi është i përfshirë prej vitesh në korrupsion sistematik, falsifikim dokumentesh, pastrim parash, fshehje të ardhurash, evazion fiskal, etj. Një tjetër burim tha se rrjeti është përfshirë në tansaksione të pajustifikuara, ku xhirojnë dhe avullojnë miliona euro brenda vendit, dhe po miliona të tjera shkojnë jashtë vendit.
Më kontroversi, matrapazi i grupit është Bardhjus Bushaj, ortak i Gjysho Merkos, marjonetë e kunatit të padronit që i puth duart dhe këmbët, sepse sot e ka kthyer në milioner me vila e saraje, njërën në kompleksin luksoz “Green Coast”, në Palasë, për t’i qëndruar afër padronit të tij, tjetrën në kompleksin “Rolling Hills”. Vilat e tij e tejkalojnë vlerën e 2 milion euro. Pa harruar apartamentin përballë Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe makinat e shtrenjta.
Atë që nuk Bardhjusi është se, Amerika e ka futur në listën e zezë padronin e tij, i cili nuk e kalon dot oqeanin njësoj si ortaku i tij, me motivacionin: Ka ushtruar ndikim në politikë, duke përfshirë korrupsionin të drejtpërdrejtë ose në emër të dikujt të lidhur me një qeveri në Ballkanin Perëndimor, të lidhur me një zyrtar të qeverisë, ose një qeveri aktuale ose të mëparshme, duke përfshirë shpërdorimi të aseteve publike, shpronësimi i aseteve private për përfitime personale ose qëllime politike, ose ryshfet.
Nuk do jetë e largët dita, kur Bardhjus Bushaj dhe Gjusho Merko do t’i trokas SPAK dhe BKH në derë, për të gjitha akuzat e rënda në drejtim të tij, të bëra publike në median tonë, se si çunaku anonim ja përlau kompanitë e ndërtimit tashëgimtarëve të biznesmenit nga Berati, Krenar Merko, ndërsa sot po ndërton gradaçela me vlerë miliona euro, tek Parku i Liqenit në Tiranë, nën hundën e organeve të përgjumura të drejtësisë.VIJON…/Tellalli.al
Në foto Bardhjus Bushaj dhe biznesmeni i ndjerë Krenar Merko, babai i Gjysho Merko