Më 16 maj do të mbahet seanca e parë për votimin e Presidentit të ri, edhe pse emra nuk ka ende të bëra publike.
Gazetari Muhamed Veliu ka zbuluar se emrat më të preferuar nga socialistët për kryetar të shtetit janë deputetja aktuale Mimi Kodheli dhe nga rradhët e PD-së, është ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.
Disa deputetë kanë propozuar Edi Ramën për të qenë ai pasardhësi i Ilir Metës, por kryeministri e ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë nga figurat e PS-së në Kuvend apo edhe në qeveri.
Si preferencë të dytë më e votuar deputetët socialist dëshironin të shikonin në presidencë kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila si drejtuese politike e partisë qetësoi acarimet e përçarjet e socialistëve të Lezhës.
Dy nga 74 deputetët socialist, kanë propozuar për president kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.