Kristjan Asllani ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen në Itali. Mesfushori 19-vjeçar arriti që të shënonte edhe në përballjen me Interin në San Siro.
Kjo tregon fare mirë pjekurinë e një lojtari të ri, që nuk po njeh luhatje në performancat e tij. Ndërkohë ish-lojtari i Empolit, Daniele Adani, nuk ngurron që ta cilësojë Asllanin sërish si talentin më të mirë të Serisë A, por nga ana tjetër duke kritikuar Federatën Italiane të Futbollit.
“Kristjan Asllani është futbollisti i ri më i mirë në Serinë A. Cilido ekip që ka për të marrë, në fakt nuk do e kuptojë mirë se çfarë marrëveshje ka për të bërë. Unë pyes veten, kur ishte i ri dhe luante te Empoli, si ka mundësi që Federata Italiane e Futbollit nuk i pa cilësitë e tij, por Federata Shqiptare e Futbollit i pa? Kush i merr përgjegjësitë për këtë?”, pyeti Adani.