Myrto Uzuni ka nisur të kthehet protagonist me Granadën në këto javë të fundit. Pas golit të parë të shënuar në sfidën e shkuar, sulmuesi shqiptar jep përsëri kontributin e tij në fushë.
Por këtë herë ka zgjedhur të bëjë altruistin. Uzuni ka hequr dorë nga kënaqësia vetjake, duke i shërbyer Aleks Kojados.
Pavarësisht se gjendej pak hapa larg portës dhe i vetëm me portierin, lojtari i Kombëtares shqiptare zgjedh të pasojë për shokun e tij të skuadrës, që i jep avantazhin Granadës kundër Atletiko Bilbaos. Aktualisht takimi ka përfunduar me rezultatin 1-0.
https://gorilla.cdnja.co/v/m4/M4Enb.mp4?token=2Gp4N-UowNYp4FTTuS4DUQ&expires=1652241210