Fatmir Mediu thotë se ka marrë pjesë në një takim në Londër, ku është diskutuar për fatet e Ukrainës.
“Gjatë vizitës në Londër i ftuar si anëtar i ELN(European Leadership Netëork), pata kënqësinë të takohesha dhe të flisnim për situatën në Ballkan me Lord David Richards ish shefi i shtabit të ushtrisë Britanike.
Me Mark Pritchard deputetin konservator Britanik mik i Shqiptarëve dhe anëtar i komitetit të inteligjencës në parlamentin Britanik.
Diskutimet u përqëndruan rreth situatës në Ballkan dhe veçanërisht pasojat dhe tensionet e krijuara nga pushtimi Rus i Ukrainës.
Ndikimi Rus në ballkan dhe më konkretisht mardhëniet me Serbinë armatimin e saj nga Rusia dhe Kina, mardhëniet në Republika Sërbska ne BiH, mundësinë e përdorimit të këtyre mardhënieve për të krijuar një vatër tjetër konflikti në Ballkan”, shkruan Mediu.
Pas kësaj vizite, të gjithë tashmë janë më të qetë!