osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Jetmiri, investigimi dhe çmimi i rëndë i mashtrimit

Jetmiri, investigimi dhe çmimi i rëndë i mashtrimit

Nga Anri Bala

Tani e more guximin dhe me gjithë kthesat dhe spërdredhjet, fshehjeve e lehjeve, nga ata që ti u besove, përsëri ata kur panë rrezikun tek dera e tyre, thirrën: “Zot, larg bythës time!” dhe të shitën. Tani, ti je aty, përball të mirës dhe të keqes, i vetmuar, ndaj dole për të kërkuar ndihmën tonë… si koleg!

Në të vërtetë, unë dhe miqtë e mi, nuk të njohim si gazetar, sepse u vetemërove gazetar, mbasi administrata të la në rrugë dhe fillove zanatin e investiguesit. Mirëpo, siç duket nuk e ke zanat or mik, e megjithëse nuk jemi as miq e as të njohur, mik dhe koleg do të mbaj, deri kur të dalë e vërteta, edhe kur dyshoj, sikur integriteti yt gazetaresk lë për të dëshiruar.

Me sa më kujtohet, ti the, se ndjehesh i rrezikuar për jetën, por nuk the nga kush?! Nga ata që të vunë përpara të tregosh të “vërtetën”, e që ti mendon se luftonin drogën, apo nga ata që i sulmove si “kriminel”, që e kanë luftuar dhe po e luftojnë drogën?! Këtu dyshoj për integritetin tënd profesional. Ata që ti thua, se ishin të interesuar dhe kanë luftuar drogën, janë ata që na krijuan një shtet amerikano-latin brenda shtetit, me drogë, kartel droge, banda, polici, ushtri dhe kufi!

Si gazetar prej 16 vjetësh, siç pretendon zotrrote, vërtet nuk e ke parë, si të gjithë gazetarët që kanë sy e vesh aty në terren, duke investiguar dhe informuar, për luftën e shtetit të “kriminelëve” me shtetin e Lazaratit.

Vërtet nuk e ke parë flakën e krismave e bombave,  kallashëve, mortajave, snajperëve dhe lulzimin e drogës së Lulzimit, Mulit, Bujarit dhe Saliut, që rritej e i jepte begati atij shteti plot 6 milardë euro në vit, që pastroheshin në piramida fiskale?!

Vërtet, nuk e ke parë, se atje u rrëzua një shtet kriminal, me policët e tij, me ushtrinë e tij, me milionerët e tij dhe fukarenjtë argat, për të fituar bukën e gojës?!

Vërtet, nuk e ke kuptuar, se ata qytetarë ishin armatosur, siç armatoset çdo shtet, kishin kufijtë e tyre, sikurse i ka çdo shtet dhe të drejtën e tyre, nga ata që e krijuan dhe i dhanë pavarësinë krimit… për tu mbrojtur?!

Vërtet, nuk e di, se eleminimi i shtetit të kartelëve të drogës, i krijuar me vullnet politik të asaj kohe, u la me gjak dhe për koincidencë, djaloshi i vrarë kishte mbiemrin e këtij vrasësit të bulevardit, që doli të të mbronte, garantonte dhe të siguronte, se “populli” ishte me ty, por… për atë?!

Nuk besoj se e hëngre, më fal… e besove?!

Po helikopterin e rrëzuar në Dukagjin dhe vrasjen e pilotit nga bandat e hashashit, nuk i ke parë?!

Sigurisht që i ke parë, por ishe zyrtar dhe gazep-ar dhe kurrë nuk mund të ishe ky që na thua sot, investigues gazetarë. Integriteti yt profesonal, të them të drejtën është i dyshimtë, duke mos dashur të të fyej deri kur të dal e vërteta, nuk dua të them atë që mendoj unë dhe shumë koleg, që ti nuk ke integritet.

Ndjehesh i rrezikuar për jetën dhe gjete mbrojtje tek “lugetërit” e varrezave?! Vërtet, ti po na thua si dëshmitar apo si ushtarë, se jeta jote është e sigurtë, në duart e atyre që kanë një përvojë të gjatë kriminale kur ishin në pushtet, me rrahje, plagosje e deri vrasje gazetarësh, qytetarësh, opozitarësh, djegie gazetash e marrje peng bisnesmenësh e dëshmitarësh, që sot nuk u gjenden as kockat?!

Tani më thuaj, nga kush ke frikë kolegu im?! Nga këto që njoh unë, që i kanë bërë gjëmën Shqipërisë, apo nga këto që i njeh ti, që përveçse ndonjë gudulisje, që ne të “moralit gazetaresk” na dhemb si gryerje bajonete, kur thonë të vërtetën për “shumatoren” e gazetarëve, askujt nuk i kanë prekur një fije floku.

Po të garantoj unë, ruaju nga ata që të futën në këtë lojë, për të ta futur, sepse nuk u duhesh më, as si dëshmitarë! Kurse palës që akuzove dhe investigove u duhesh, sepse nuk kanë çfarë humbasin. Ndaj koleg, mos u tremb për lugën e çorbës, e ishalla këta që ti u beson, i nderon, i ndihmon, do të lënë ta vjellësh. Je i mbrojtur nge ne të gjithë, e nëse e vërteta është me ty, pak rëndësi ka se si e nxorre dhe si u solle, rëndësi ka se është e vërtetë, ti meriton gjithë respektin e mundshëm. Nëse është një shpifje apo makinacion, për t’i shërbyer një kauze antishqiptare dhe antikombëtare, si ajo e luftës kundër drejtësisë së re, e kurdisur nga ata, që kanë haqe e gjaqe për të paguar, na ke borxh të madh, vetëm se guxove të gënjesh, duke na e poshtëruar dhe përdhosur emrin… gazetarë.

Nëse quhet gazetari kjo që bëre ti, që uroj kurrë të mos të jetë e vërtetë, atëherë gazetaria në këtë vend nuk është kazan, por një hale që qelb, e duhet mbyllur. Në një vend, ku qorri e horri, ushtari dhe zagari, perversi dhe imorali, pushtetari dhe ofiqari, bëjnë gazetarin, nuk ekziston gazetaria por… çmenduria./Ekskluzive.al