Gazetari Ferdinand Dervishi thotë e dosja e inceneratorëve që po hetohet nga SPAK është dosje me abuzime të mëdha.
Por, përveç saj ai tha se ka edhe dosje të tjera të mëdha siç është tjetërsimi i pronave të ushtrisë.
Sipas tij, SPAK ndihet i sulmuar, i shantazhuar, i frikësuar. Dervishi e konsideron fjalimin e Ramës në Asamblenë Kombëtare “goditje të madhe” pasi u bë para mbështetësve socialistë.
“Shqiptarë janë, ata jetojnë në Shqipëri, e dinë që kryeministrat në 30 vitet e fundit kanë qenë Zoti i këtij vendi”, tha Dervishi.
Sipas tij SPAK aktualisht ndodhte në ‘rrethim’ pasi përveç akuzave nga PS, është në akuzë edhe nga opozita.
“SPAK është investim amerikan dhe është i mbështetura nga SHBA. Të dalësh kundër SPAK ke dalë kundër SHBA dhe me këto dy daljet publike ai ka hedhur dy gurë kundër Amerikës për herë të parë në jetën e vet”, tha Dervishi.