osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD dhe sulmon amerikanët: SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës, Rama e ktheu SPAK në hanxhar të PS

Berisha shpall kandidaturën për kreun e PD dhe sulmon amerikanët: SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës, Rama e ktheu SPAK në hanxhar të PS

Sali Berisha, teksa ditën e djeshme ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kreun e ri të PD ka sulmuar edhe SHBA. Në një konferencë për media, ai deklaroi se SHBA s’mund të caktojë kryetarin e opozitës.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se do të jetë kandidat për kryetar të PD. “Nuk kam dorëzuar dokumentet, por do të kandidoj, deputetë janë anëtar të Këshillit Kombëtar, çdo votë. Ata që munguan përjashtuan veten, kishin vendet e tyre në Kuvend, pra ky ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD.

Po të kthehemi bashkë në dhjetor, Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, po fiksoi dhe një takim në Uashington me të, kësaj here erdhën, takuan pasardhësin e Bashës, do të thosha unë përsëri ato që kam thënë, loja me kukulla nuk është një lojë serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri, përpjekja siç e thashë në Kuvend, kur e majta shqiptare, e SHBA dhe e mbarë botës nuk do të mund të caktoj kryetarin dhe udhëheqjen e forcës demokratike të Shqipërisë, kurrë”, përfundoi ai.

Ndër të tjera, ai ka folur edhe për Kuvendin e 30 prillit. Ndonëse kishte pas vetës vetëm 17 deputet të PD-së, vijoi ta quante si “Kuvendin e Bashkimit”. Për mungesën e 35 deputetëve të tjerë, më shumë se shumica, Berisha u shpreh i bindur se ato do të bashkoheshin dita-ditës.

Ai dha edhe një përgjigje për të gjithë ata që kërkuan shtyrjen e Kuvendit përtej 30 prillit dhe edhe kësaj here u “fsheh” pas “shumicës” që ai pretendon se ka rreth vetes.

Kam besim se deputetët e PD do të bashkohen, nuk mund të them që çdo njëri prej tyre, por në tërësi, shpreh bindjen më të madhe se pas Kuvendit, do i bashkohen PD-së. Pra, në këtë aspekt, Kuvendi ishte Kuvendi i bashkimit të PD, ata që pretendojnë pse nuk u shty Kuvendi, nuk pranonte shumica ta shtynte”, tha Berisha.

Berisha hedh akuza ndaj qeverisë

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar edhe qeverinë dhe kryeministrin e vendit Edi Rama se në kongresin e mbajtur e ktheu SPAK si hanxharin e Partisë Socialiste. Sipas tij, Kongresi i PS-së të çonte drejt drogës, duke e krahasuar atë me mafien e Cosa Nostrës, ndërsa Kuvendi i Komisionit të Rithemelimit të çonte drejt Europës.

“Në një hark të shkurtër kohor shoqëria shqiptare pa dy kuvende, kongresin e partisë qeverisës, e kam denoncuar ai ngjiste më shumë se në çdo gjë tjetër, po ta krahasoni me kuvendin e 30 prillit, ngjiste si një kongres i Cosa Nostras.

Ju dhe mbarë shqiptarët konstatuat dhe dëgjuat si program, si pikë kryesore, si çështje themelore të Shqipërisë, jo varfërinë dhe mjerimin, jo korrupsion dhe krimin dhe jo rrogat e ulëta, por vetëm drogën si kurorë e narko-shtetit. Ta kishte shkruajtur presidenti i Cosa Nostrës atë fjalim nuk mund ta shkruante ndryshe, përveç kësaj çështja dytë e kongresit të partisë siçiliste apo Cosa Nostrës ishin hanxharët.

Shpalli SPAK-un si hanxhar i partisë. Një trajtim të atillë të prokurorisë publikisht nuk i bënte sa kryexhelati, babi shpirtëro i Edi Ramës, Enver hoxha, kurse në kuvendin e demokratëve ju patët rastin të dëgjonit të flitej për lirinë dhe votën e lirë, patët rastin të njiheshit me shtylla kryesore të programit të partisë për t’i dhënë fund narkoshtetit”, tha Berisha.