osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ja si Donald Trump futi në “Listë të Zezë” që në 2019 Sali Berishën, të pathënat e shpalljes “Non Grata” 2 vjet më mbrapa

Ja si Donald Trump futi në “Listë të Zezë” që në 2019 Sali Berishën, të pathënat e shpalljes “Non Grata” 2 vjet më mbrapa

Qysh nga 19 maji i vitit 2021, kur Sekretari Amerikan i Shtetin, Antony Blinken e shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha person “non grata” në emër të Departamentit Amerikan të Shtetit, kanë rrjedhur shumë ngjarje, madje shumë prej të cilave përtej çdo lloj parashikimi.

Kjo pasi çdo ditë që kalon, po dalin në pah shumë prova dhe fakte që tregojnë se ish-kryeministri Berisha mashtron kur thotë se vendimi i DASH, që e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”, e kapi në befasi dhe se në asnjë rast, sipas tij, nuk kishte arsye që ai të shpallje person i padëshiruara nga amerikanët.

Berisha e ka luajtur bukur rolin gjatë gjithë këtyre muajve kauzën e pafajësisë dhe atë të një politikani babaxhan, që nuk ka abuzuar me pushtetin, duke helmuar kështu me propagandë mbështetësit e tij, në mënyrë që t’i ata mbajë të karikuar dhe pranë vetes, gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalon, sidomos pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ja si Sali Berisha mashtron për “non gratën”

Berisha shfrytëzon çdo dalje publike, media dhe rrjetet sociale për të treguar se është i pastër dhe se amerikanët kanë abuzuar me të. Por duket se lepuri fle diku tjetër, pasi Sali Berisha e dinte që do të shpallej “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vite para se Departamenti Amerikan i Shtetit mori vendimin për të në maj të vitit 2021.

Sinjalin e parë ja dha kryeministri Edi Rama, i cili nga foltorja e Parlamentit në 31 janar të vitit 2019, zbuloi se ish-lideri demokrat nuk mund të udhëtonte drejt tokës amerikane, ndërkohë që gazeta ka mësuar se në dijeni të këtij fakti të fortë ka qenë edhe vetë Berisha.

Mësohet amerikanët dhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e kishin vënë në dijeni Berishën, se Uashingtoni zyrtar ja kishte hequr vizën, kjo nisur edhe nga sulmet dhe akuzat që ish-kryeministri kishte leshura në adresë të zyrtarëve dhe diplomatëve të lartë të SHBA-ve në vite.

Madje, sikundër pohojnë burime të sigurta për gazetën, mësohet se një viti pasi e kishin paralajmëruar se nuk lejohej të udhëtonte drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada e SHBA në Tiranë i refuzoi vizën amerikane vajzës së Berishës, Argita Malltezi, e cila kishte aplikuar për shkaqe shëndetësore, ekzaminim dhe vizita që duhet t’i kryente në Amerikë, por që më pas i bëri në Gjermani, për shkak të bllokadës amerikane.

Pra ndryshe nga sa pretendon Sali Berisha, se ai është shpallur “non grata”, si rezultat i lobingjeve korruptive të dyshes Soros-Rama pranë Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Sekretarit Antony Blinken, e vërteta dhe ballafaqimet e fakteve tregojnë krejt të kundërtën.

Në vitin 2019 kur amerikanët e paralajmëruan Berishën se e kishin futur në “Listën e Zezë” dhe një vit më pas, ambasada amerikane i refuzoi vizën vajzës së tij, në pushtet ishte Presdenti Donald Trump dhe tek ky i fundit multimiliarderi Xhorxh Soros ka pasur zero ndikim, kështu që dosjen e “non gratës” ish-kryeministrit ja ka kopsitur administratat “Trump”.

Kjo do të thotë se Sali Berisha mashtron kur thotë se nuk kishte dijeni për shpalljen “non grata” nga DASH dhe se atij “gropën” janë bënë sorosistët dhe Partia Demokratike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi amerikanët e kishin njoftuar atë që më 2019 që nuk do të kishte më bashkëpunim mes tyre dhe këtë gjë ja thanë ata që i përkisnin administratës Trump.

Pra, dosjen e “non gratës” Berishës ja kishte bërë administrata Trump dhe ndërkohë administrata Biden thjeshtë sa bëri publike vendimin. Megjithatë sot që flasim dosja e Departamentit Amerikan të Shtetit që ka shpallur Berishën “non grata” ka ardhur e plotë dhe ndodhet në tryezën e Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Mësohet se SPAK ka nisur hetimet për Berishën dhe pritet që ky i fundit të ketë telashe me drejtësinë shqiptare dhe pse jo edhe me atë amerikane, duke qenë se konsiderohet rrezik për Sigurinë Kombëtare të SHBA-ve. Kujtojmë që jetën e tij politike, Berisha gjithmonë ka dalë kundër amerikanëve, duke filluar nga marrëveshja e Rambujesë, deri tek thyerja e embargos së naftës dhe akuzuat në adresë të ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atashuar në vendin tonë.

SHBA aplikoi ndaj Berishës të njëjtën skemë si me Fatos Nanon në vitin 2005

Por duket se amerikanët kanë aplikuar të njëjtën skemë me Sali Berishës, njësoj siç bën në vitin 2005 me ish-kryeministrin Fatos Nano. Këtij të fundit mësohet se amerikanët e thirrën një takim disa muaj para se të mbaheshin zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, teksa i kërkuan të largohej nga pushteti, pasi e kishin në futur në “Listën e Zezë” për shkak të skandaleve. Mësohet se zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës asokohe ja bënë të qartë se jovetëm që duhet të largohej nga pushtet, por nuk do të kontestonte rezultatin e dalë nga zgjedhjet. Madje, amerikanët kërkuan gjithashtu nga Fatos Nano, që të largohej pa zhurmë, pasi në të kundërt do ta bënin publike faktin që për ta ai ishte “armik”.

Dhe duket se kështu ndodhi, pasi në pushtet në vitin 2005 erdhi Partia Demokratike dhe Sali Berisha, pavarësisht se Partia Socialiste mori më shumë vota se demokratët. Në lojë ishin disa mandate, sikundër ishte Anastas Angjeli në Sauk Tiranë dhe Igli Toska në një lagje të kryeqytetit, të cilët i humbën ato, duke iu kaluar kandidatëve të PD. Pra, ndonëse socialistët kishin shumicën në Kolegjin Zgjedhor, Nano iu bind “urdhrave” të amerikanëve.

Madje, asokohe Berishës iu bashkuan edhe disa deputetët të Partisë Agrare Ambientaliste që drejtohej nga Lufter Xhuveli që kishte hyrë në koalicion me Partinë Socialiste, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, duke i dhënë kështu siguri për të qeverisur pa frikë. Madje, faktin se amerikanë kishin vendosur ta shpallnin “non grata” ish-kryeministrin Fatos Nano, e ka pohuar pak kohë më për edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi gjatë një interviste për gazetën “SOT”.

Zoti Klosi theksoi se SHBA ja kishte bërë të qartë Nanos se nëse ikte nga pushteti dhe bënte zhurmë, do ta shpallin “non grata”, në të kundërt ai do të “amnistohej”, sikundër edhe ndodhi. Megjithatë, sot që flasim dhe kur kanë kaluar 17 vjet nga rrëzimi nga pushteti, lajme se Fatos Nano ka shkuar në Amerikë për vizitë nuk ka pasur, duke treguar se ka pasur një krise të fortë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ish-kryeministrit socialiste të viteve 1997-2005.