osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fillon spastrimi i parave të inkriminuara te “Foltorja”! Deputetit që i’u bashkua Berishës i sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara

Fillon spastrimi i parave të inkriminuara te “Foltorja”! Deputetit që i’u bashkua Berishës i sekuestrohen pasuritë e pajustifikuara

Më kërkesë të SPAK-ut, Gjykata e Posaçme ka vendosur konfiskimin e 25 pasurive të familjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutajt, për shkak të vëllait të deputetit, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë subjekt i OFL-së. Kjo është hera e parë që SPAK i konfiskon pasurinë një deputeti.

Mahmutaj bëhet kështu deputeti i parë në Shqipëri që i konfiskohet pasuria me kërkesë të SPAK për shkak se vëllai i tij Gazmend Mahmutaj ishte subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. GJKKO vendosi të konfiskojë pasurinë e deputetit të PD, familjarëve dhe personave të bashkëlidhur, pasi nga hetimi rezulton se kjo pasuri rrjedh nga aktivitete kriminale, jo nga të ardhura të ligjshme.

Vëllai i deputetit i dënuar për trafik droge dhe prostitucion

Vëllai i deputetit Gazment Mahmutaj, me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton i dënuar në 1993 nga gjykata e Veronas për shfrytëzim prostitucioni. Për këtë arsye ai i është nënshtruar hetimit pasuror nga OFL dhe SPAK. “Rezulton se familja Mahmutaj nuk e ka justifikuar pasurinë me burime të ligjshme financiare dhe SPAK i është drejtuar gjykatës për konfiskimin e saj.

Në emër në shtetasit Kasëm Mahmutaj që është deputet i PD rezulton të jenë konfiskuar disa pasuri, truall në bashkinë e Beratit, pallat në Bashkinë e Beratit, apartamente, tokë truall, janë disa pasuri në proces legalizimi si dhe dy automjete. Pasuritë janë dhe në emër të familjarëve të tij. Fillimisht i është nënshtruar hetimit pasuror Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit.

Më tej se të gjitha pasuritë e konfiskuara kalojnë në pronësi të shtetit shqiptar, por se subjekti ka të drejtë apelimi. “Familjarët dhe vetë ai kanë të drejtë t’i drejtohen Gjykatës së Apelit për t’i çliruar këto pasuri. OFL iu kërkoi personave të dyshuar, të dënuar, apo ish-të dënuar të deklarojnë burimet e pasurisë së tyre. Formulari është plotësuar dhe nga vëllai i deputetit Gazmend Mahmutaj.

Janë sekuestruar rreth 22 pasuri, disa prej tyre janë në emër të familjarëve apo personave të bashkëlidhur. Subjekt i ligjit OFL u bë rrjedhimisht pas të vëllait dhe deputeti i PD Kasëm Mahmutaj. Avokatët kanë deklaruar se këtë çështje do ta çojnë në Apel. Ishte OFL që në një farë mënyre bëri që gjithë pasuria e deputetit të PD t’i nënshtrohej hetimit pasuror nga Prokuroria e Posaçme dhe më pas të sekuestrohej.

Lista e pasurive të konfiskuara:

Truall, 147 m2, Berat. Apartament 88 m2, Berat. Apartament, 41 m2, Berat. Apartament, 41 m2, Berat. Apartament, 64 m2, Berat. Apartament, 106 m2, Berat. Apartament, 88 m2, Berat. Apartament, 106 m2, Berat. Ndërtesë, 177 m2, Berat. Truall, 129 m2, Berat. Arë, 1.000 m2, Berat. Pasuri në proces legalizimi. Pasuri në proces legalizimi. Pasuri në proces legalizimi. Pasuri në proces legalizimi.

Pasuri në proces legalizimi. Automjet i llojit furgon. Makinë “Mercedes Benz”. Automjet i markës “SSANGYONG”. Autoveturë i markës “Kia”. 50% e kapitalit të kompanisë “P.T.E-BR” për instalime elektrike. Kompani regjistruar në godinë një katëshe, Berat. Kompani, në fushë veprimtarie shtypshkronjë, Berat. Pasuri “Antipatrea Hotel”, Berat. Pasuri “Studio Fotografike”, Berat. /ARDIT DEDJA