Kryeministri i Italisë Mario Draghi i ka bërë thirrje Europës që të hapë negociatat me Tiranën dhe Shkupin.
“Integrimi i plotë i vendeve që manifestojnë aspirata nuk paraqet kërcënim për stabilitetin e projektit evropian. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut në përputhje me vendimin e marrë nga Këshilli Evropian në Mars 2020”, ka thënë kryeministri i Italise.
“Ne jemi pro hyrjes së të gjitha këtyre vendeve”, tha ai. “Ne duhet të ndjekim rrugën e hyrjes që kemi tërhequr, por duhet të lëvizim sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Draghi, raporton Financial Time.