osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Gazetaria kërkon qytetari dhe… qytetar

Gazetaria kërkon qytetari dhe… qytetar

Nga Anri Bala

E vërteta, nuk është më mjet i gazetarëve, sepse shumëkush e ka shkatërruar atë, një herë duke sharë e hedhur vrerë me akuza për këdo pa asnjë filtër, një herë tjetër duke mos treguar kurrë një dokument, apo duke mos nxjerr kurrë asnjë fakt. E vërteta duket si një “gënjeshtër”… njësoj si era, që nuk shihet por ndihet.

E kujt i intereson më shume kjo, medias…?! Absolutisht që jo! Më shumë i intereson politikës kleptomane dhe padrejtësisë, e cila ka krijuar postulat çmendurakësh: Të shpifësh, të mos thuash të vërtetën, e mos ta gjesh atë kurrë… është më se normale.

Hajdut, vrasës, kriminel… kjo nuk është gjuha e medias, por gjuha e politikanëve tanë që kurrë nuk bënë drejtësi, as për moralin e tyre, edhe atëherë kur drejtësinë e kanë ne dorë.

A e dini pse? Sepse u intereson të baltosin veten, për tu treguar të tjerëve se mund t’i u baltosim fare lehtë edhe ju… për ta kthyer në formë komunikimi shpifjen dhe gënjeshtrën, për tas përdorur si mburojë për politikanin e korruptuar dhe zbehur të vërtetën në çdo kohë, në mënyrë që e pavërteta të jetë normalitet!

Kemi dëgjuar me dhjetëra epitete në 30 vite, por më së shumti kemi mësuar se brenda sallës së Parlamentit kemi pasur shumë hajdutë, trafikantë dhe kriminel, e disa vrasës… që hynin e dilnin si zotërinj me kostum, puro, dorashka e kravat, por duarët pak pis dhe askush nuk i shikonte dhe asnjë nga ky takëm nuk doli prej andej me pranga në duar!

Pra të jesh hajdut sot është normale, sepse e dëgjon nga gjithkush, por askush nuk guxon të thotë se kush është hajduti?! Ai i vërteti me zë figurë, që në shpinë mban thesin e hajdutërisë si plaçkë fitoreje, apo ai që vjedhjen e ka mjeshtri, sepse edhe di ta fsheh mirë thesin.

Mirëpo të jesh gënjeshtar, shpifës, zagar i politikës që të ushqen me thërrimet që ngelin pas gostisë së saj, nuk quhet as gazetari, as informim, por paftyrësi deri në pushtllik, për sterrosjen e turpshme të pushtetit të katërt.

Këta llojë “telendarësh” as nuk rrihen e as nuk vriten… por trajtohen si heronj, vetëm se janë të zot të shiten e blihen, për të heshtur, gradohen për shërbime dhe majmen e pasurohen, si avokat të djallit… me motorin e dizinformimit. Lukunia e tyre është aq e madhe, saqë nuk ka gjahtarë e nishantarë që e shkatërron, duke krijuar një moçal me një pikë uji… i mbushur me mbeturina.

Kjo na detyron që të thërrasim dhe t’i drejtohemi kujtdo që nuk trembet e guxon, që të vërtetës mos t’i vendos fre… të bashkohet me fjalën e lirë, por jo të nxirë nga shpifësit dhe lehësit, që kanë nxirë edhe atë më të panxirën… frymën e fjalosjes.

Madje heshtjen kanë për borxh t’ua blejnë me flori, sepse fjala është shumë herë më e shtrenjtë dhe sa do të kamur të jenë ata, nuk munden ta blejnë kurrë me çmimin e lirisë.

Ata do mundohen tu ofrojnë “botën”… atë të tyren qytetarëve, për t’i neveritur, sepse qytetaria i perket një tjetër bote, ku nuk ekzistojnë puthadorët dhe putha… ç’tu dal përpara.

Ndaj mos heshtni, sepse ne jemi shumë pak pa ju dhe shpifja e mashtrimi do të lulëzoi… deri kur ne të gjithë, pa dallim race, krahine, apo ideje, të mos heqim drynin e së vërtetës së kyçur në gojë!

Alarm në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit./Ekskluzive.al