osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ish i burgosuri kërkon rikthimin në qeli: Jashtë nuk kam se çfarë të ha

Ish i burgosuri kërkon rikthimin në qeli: Jashtë nuk kam se çfarë të ha

Zakonisht, ata që shkelin ligjin mundohen që t’i shmangen burgu, ose edhe kur e provojnë atë, mundohen që të dalin prej andej sa më parë. Por, ky nuk është rasti i një 38-vjeçari në Mesina të Italisë.

38-vjeçari ish i dënuar plot dy herë me burg, ishte liruar pasi kishte kryer dënimin e dytë. Por, pak ditë pasi la qelinë, ai u rikthye në burgun e Gazit në Mesina të Italisë me kërkesën e çuditshme drejtuar rojeve dhe administratës së burgut.

“A mund të rikthehem në qeli? Nuk kam asnjë njeri! Nuk kam ku të shkoj! Më tremb bota jashtë”, ka thënë ai.

Sipas ‘La Repubblica” rasti i 38-vjeçarit është i trishtë, por jo i vetëm i këtij lloji në këtë burg.

Duke iu referuar rastit në fjalë, shoqatat dhe aktivistët e mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Itali dolën me deklarata duke thënë se ky ishte shembulli tipik që tregonte ‘mizerinë sociale’.

“Sepse në burg të paktën ka të sigurt ushqimin dhe fjetjen, që jashtë nuk i siguron dot”, thotë shoqata Antigone, e njohur për veprimtarinë e vet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të burgosurve.

Rasti në fjalë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes pak para mesnate. Kur 38-vjeçari ka trokitur në derën, roja i turnit ka menduar se mos bëhej fjalë për një person të shpallur në kërkim që po vetëdorëzohej. Por, pas verifikimeve i shpjegoi me edukatë se ishte e pamundur që t’i plotësonte kërkesën për ta mbyllur në qeli.

Ish i burgosuri ka këmbëngulur dhe i ka shpjeguar rojes se dontë të kthehej brenda me patjetër, sepse prej kohësh në liri nuk kishte qenë në gjendje as të ushqehej tamam.

Administrata e burgut ja refuzoi kërkesën, ndërsa sinjalizoi autoritetet sociale dhe karabinierët për episodin.