Spartak Braho flet për enverizmin në politikën shqiptare.
– Ndërkohë ka një debat se a ka qenë Sali Berishën antikomunist, komunist apo pro enverist? Ju çfarë mendoni…
Ka qenë komunist Sali Berisha. Madje ka qenë edhe sekretar i celulës komuniste të spitalit. Dhe këto i kishte qejf ai, të rrinte pranë Hysni Kapos, pranë Simon Stefanit, pranë Enver Hoxhës, ka bërë dhe tentativa për t’u bërë mjek i Enverit. Por nuk e lanë. Rol vendimtar ka luajtur Nexhmija, e cila pasi studioi dhe u konsultua me Sulo Gradecin gjykuan që ky njeri ka një biografi jo shumë të pasur sepse gruan e ka malazeze, njerëzit e së cilës ishin pranë dhe punonin për Shërbimet e Zbulimit Jugosllav.
Por ai ka këmbëngulur vazhdimisht të ishte pranë. Pse ishte pranë? Nuk është ndonjë gjë e madhe dhe s’kemi pse merremi ne se pse Saliu ka fotografi me Enver Hoxhën. Enver Hoxha mund të ketë dalë në fotografi me mijëra njerëz. Ishte drejtues, ishte udhëheqës, ishte diktator, të cilën e kishte deklaruar hapur që pushteti politik në Shqipëri i përkiste diktaturës së proletariatit e cila shoqërohej dhe frymëzohej nga lufta e klasave.
Të merresh sot me këtë është një sebep. E kapën këta pinjollët e Ballit Kombëtar. Ky nipi i Kadri Cakranit. Kadri Cakrani, edhe sot dridhen fëmijët në barkun e nënës, kriminel, kriminel lufte. Komandant i Ballit Kombëtar, i ushtrisë së Ballit Kombëtar. I dekoruar nga Hitleri. Me dokument! Pse s’ndenji në Shqipëri? Iku u arratis.
Kurse një pinjoll i tij, një Kujtim a Shpëtim, se ka 2 emra, Shpëtim Cakrani e pashë një ditë në televizor, është hedhur tani në sulm për të evokuar figurën e Kadri Cakranit. Ky Kujtimi, ky është një mostër, avokat që ka bërë 8 vjet burg në Itali, që s duhet të punojë edhe si avokat. Që s’ka as arsim përkatës sepse i ka të falsifikuara të tëra, këta janë, kujtimëra. Mos meremi me emra se unë jam içik e egër në këtë mes edhe nuk më shkon shumë edhe për moshën. Por këta duhen kujtuar se kush janë e nga vijnë.
– Po në Partinë Socialiste a ka anti-enveristë?
Partia Socialiste nuk ka enveristë. Anti-eneveristë ka. Anti-enveristi kryesor është Edi Rama, madje anti komunist, i tërbuar. Këta ballistët kanë marrë içik spunto, hov tani që kur Edi Rama bëri ceremoni për Mit’hat Frashërin. Kreun e Ballit Kombëtar. I cili ka vlera si studiues, si shkencëtar i albanologjisë, por në fushën politke ai radhitet në bashkëpunëtorët kryesorë të fashizmit. Kaq! Nuk është e udhës që Mit’hat Frashëri… të vijë në Shqipëri po jo të varroset atje bashkë me…. politikisht është i dënueshëm, asgjë pozitive e të dobishme për shtetin Shqiptar nuk ka Mit’ hat Frashëri.
Qëndrimi i Kryeministrit në këtë mes qe një pakujdesi do të thoja unë, megjithëse ai këmbëngul në të tijën, krijoi një pështjellim në vlerësimin e luftës nacional çlirimtare,. Dhe ky pështjellim shpeshherë reflektohet edhe te disa persona që janë atje që secili përpiqet të dali sa më anti-enverist, se po të jesh anti-enverist tani je në modë. Enverizmi ka mbaruar, siç ka mbaruar komunizmi, jo Marksi, sepse Marksi studiohet.
-Megjithatë zoti Braho marksizmi dhe komunizmi shqiptar nuk kanë fort lidhje me njëri- tjetrin.. Marksizmi është ideologji utopike dhe komunizmi e ka deformuar totalisht atë çka mbart ideologjia marksiste në vetvete. Por me deklaratën tuaj për kryeministrin Edi Rama, a mund të themi se ai rreshtohet krah Sali Berishës, Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe demokratëve..
Jo jo jo jo , Sali Berisha është kriminel, nuk rreshtohet Edi Rama në reshtin e tyre. Është anti -komunist por e vlerëson luftën. Nuk e njeh mirë historinë e Ballit Kombëtar, dhe nuk i di motivet, por ashtu është formimi i tij i hershëm.
Hyn në formimin e disa të rinjve ’80-’90, të cilët u rreshtuan si anti-komunistë, mirë bënë ilegalisht por nuk krahasohet rruga e tij politike me Sali Berishën apo me të tjerë. Sali Berisha ndoshta hiqet si antikomunist e anti – enverist por ai është zbatuesi më i zellshëm i komunizmit. Është i kamufluar. Nuk është demokrat në kuptimin e plotë të fjalës. Natyrisht ai hyn në kategorinë e ekstremistëve të djathtë.
-Nga ana tjetër dhe pas incidentit që ndodhi vitin që shkoi për festat e nëntorit, ku një deputet socialiste uroi kolegët e tij me foton e Enver Hoxhës, kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, kërkon miratimin e një ligj, ku do të ndalohet çdo simbol që mbart karaktere të komunizmit. Si e shikoni ju këtë nismë?
Është e përsëritur disa herë kjo. Janë bërë tentativa që në vitet ’90,’2000 edhe një projekt ligj në 2017 u tentua, kishte edhe Lustracion, u rrëzua nga Gj. K. Kjo quhet lufta e simboleve. Pyes me vete cilat janë simbolet komuniste që përdoren sot. Ylli u hoq, nuk gjen yll të verdhë me konotacion politik, nuk ka se yje ka edhe flamuri amerikan. Do merren prapë me 29 nëntorin këta? Janë rrëzuar disa herë me tentativat për të ndryshuar datën e çlirimit. Nuk e njohin, të mos e njohin.
Nuk e kanë çliruar Ballistët Shqipërinë, e kanë çliruar Partizanët. Populli. Ka pasur një nderim kështu (nge grushtin) ky nuk është nderim komunist. Ky është nderim i luftëtarëve të Spanjës, u fut ca kohë këtu, dhe kemi nderuar edhe amerikanët edhe gjermanët në këtë mënyrë. Pastaj u fut kjo nga Mehmet Shehu, se ai kishte luftuar me brigadat internacionaliste në Spanjë, ta heqim. Cilat janë simbolet? Rrugët? Cilët do heqin? Qemal Stafën? Festojnë 5 Majin, Qemal Stafa ishte komunist. U vra nga italianët si militant komunist. Por 5 maji është i pandryshueshëm, është ditë që përkujton dëshmorët e atdheut.