osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shfrytëzon minierat në Bulqizë-Kukës, dënohet me 3 vite burg presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptare-Turke: Evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim

Shfrytëzon minierat në Bulqizë-Kukës, dënohet me 3 vite burg presidenti i Dhomës së Tregtisë Shqiptare-Turke: Evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrim

Historia e ashtuquajturve biznesmenë kontroversë të huaj, që vijnë në Shqipëri, pastrojnë para, plaçkitin pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit, korruptojnë çdo pengesë që u del para dhe në fund ia mbathin duke lënë një faturë të rëndë nga pas dhe sherre politike në Tiranë, duke së përsëritet. I tillë duket se është edhe rasti i biznesmenit të dyshimtë turk Fethi Kaya, pronar i kompanisë minerale “Tur-Alb-Krom”, i cili shfrytëzon miniera në Kalimash dhe Bulqizë.

Prapaskena mëson ekskluzivisht se biznesmeni turk Fethi Kaya është dënuar në Shqipëri me 3 vite burg për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash. Si për ironi, që nga viti 2019, Fethi Kaya rezulton edhe President i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqiptare –Turke.

Megjithatë, një prokurore e guximshme përgatiti një dosje voluminoze për veprimtarinë kriminale të turkut, në dëm të pasurive publike dhe buxhetit të shtetit. Fethi Kaya është dyshuar edhe për pastrim parash, mashtrim me pasoja të rënda etj., por gjykata e ka gjetur fajtorë vetëm për evazion fiskal dhe fshehje të ardhurash, që në fakt konsumojnë edhe pastrimin e parave.

Dënimi është mbajtur i fshehtë, pasi sipas burimeve të Prapaskenës, Fethi Kaya, me lidhjet e tij të krijuara, po përpiqen të rrëzojnë vendimin në Apelin e Tiranës, ku besohet se një sekser po tenton të mbulojnë me para trupin gjykues. Ne do të ndjekim dhe monitorojmë shqyrtimin e kësaj dosje nga Gjykata e Apelit, duke raportuar çdo lëvizje korruptive dhe të paligjshme.

Fethi Kaya regjistroi në Tiranë kompaninë minerale “Tur-Alb-Krom” në qershor të vitit 2008 me kapital 100 mijë lekë, ndërsa sot kapitali i saj figuron 4.5 milionë USD. Nuk dihet se si Fethi Kaya arriti të bëhej pjesë shfrytëzimit të nëntokës shqiptare.

Një raport inspektimi i kryer nga Agjencia e Burimeve Natyrore në tetot 2013, me urdhër të ish-ministrit Damian Gjiknuri, zbulon batërdinë e “Tur-Alb-Krom” në zonën D të minierës së Bulqizës. U propozua menjëherë pezullimi i lejes së shfrytëzimit, por Fethi Kaya rinisi punën shumë shpejt, me metodat që i ka mësuar shumë mirë në Tiranë.

Fethi Kaya është pjesë e rëndësishme edhe një dosje tjetër penale që ndodhet në duart e prokurorit Afrim Shehu në Durrës.

Fethi Kaya, në bashkëpunim me një ‘ujk të vjetër’ dallaveresh të Portit të Durrësit, Xhevdet Hyseni, dyshohet se u kanë faturuar krom rreth 94 fermerëve të Korçës, të cilët gjithë jetën kanë shitur duhan. Në këtë mënyrë, kjo dyshe kanë vjedhur dhe rrënuar kompaninë e mbledhjes dhe përpunimit të duhanit Gazmir Sardi, por edhe shtetin shqiptar, me anë të rimbursimit të TVSH, evazionit fiskal, mashtrimit, falsifikimeve, faturave fiktive etj.

Në këtë dosje, janë implikuar dhe kanë firmosur një listë zyrtarësh publikë, për të cilët do të flasim në vijim. Duke se kjo është edhe arsyeja se pse prokuroria ka mbyllur sytë përballë fakteve verbuese penale dhe personave të implikuar, me firmë dhe vulë.

Aktualisht, prokurori Afrim Shehu as nuk kërkon mbylljen e dosjes dhe as dërgimin e përgjegjëse për gjykim para gjykatës. Shehu po mban prej dy vitesh peng dosjen, me qëllim që kur ta pyesin në Veting, të ketë një alibi, duke thënë se çështja është nën hetim.