Duke ndjekur diskutimet në studion e emisionit ‘Opinion’ për situatën brenda Partisë Demokratike, në rrjetet sociale reagoi mbrëmjen e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha duke sulmuar analistët Baton Haxhiu dhe Preç Zogaj
Në statusin e tij në Facebook, Berisha shkruan: “Miq, zhvillimet e fundit në tërësi dhe Kuvendi i PD ka tmerruar Edi Ramën, i cili ka mobilizuar të gjithë lëpirësit e tij të përhapë trillime dizinformime mashtrime etj.
Në krye të këtij kortezhi mjeran qëndron binomi i ndërklonuar Stanishiq – Zogaj të cilët kalojnë të diskretituar me tezat bajate nga studio në studio si zhurmues të ndryshkur. Me këtë rast ju bëj thirrje studiove t’ju kërkojnë ndjesë shikuesve për ndjesitë që ju krijojnë”.
Pikërisht ky status i Berishës ngjalli reagimin e revoltuar të analistit Preç Zogaj.
Preç Zogaj: Unë e kam shumë të qartë se çfarë ndodh, e kam shumë të qartë se cila është pozita e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata, e kam shumë të qartë edhe pse është shpallur ai non grata. I ka bërë të qarta DASH, e ka bërë të qartë institucionet e SHBA, edhe ai e di. Më mjeran se Sali Berisha në këtë pozitë ku është unë nuk njoh njeri. Unë ka 30 vjet që e njoh Sali Berishën, më shumë. Sa herë kam mbajtur qëndrime si këto që po them, unë kam mbajtur qëndrimet e mia.
Do t’i them një gjë atij dhe të tjerëve. Kanë bërë një rezolutë për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kam pasur shumë nga ‘berishistët’ që këtë më kanë thënë mua, ‘mjerani Preç Zogaj’, ‘argumente të ndryshkur’, ‘i diskretituar’. Pse? Se unë kam qenë një nga zërat e vetëm që publikisht kanë qenë kundër qëndrimeve dhe shumë të tjera.
Dhe këtu kultura demokratike është që ti të shikosh individin që del kundër, konservatorët këtë princip kanë, që vlerësojnë atë që del kundër turmës. Kjo është kultura bolshekive. Këtu gjithë problemi është si do ndërtosh marrëdhëniet demokratike me pakicën me mendimin ndryshe, jo me mendimin e servilëve. Megjithatë, unë i them Berishës, jeta vazhdon.
E kam gjetur shumë herë në karrierën time përtokë, nja 3-4 herë në këtë udhëtimin tim, ai me avion kryeministër a ku di unë, e kam gjetur në 2-3 raste dhe ia kam zgjatur dorën. I kam thënë që nuk ia jap më dorën sepse është mosmirënjohës.