osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Sa mirë i’u ka ecur biznesi edhe në opozitë deputetëve demokratë! Zbardhet pasuria, shtimi i pasurisë dhe i pronave

Sa mirë i’u ka ecur biznesi edhe në opozitë deputetëve demokratë! Zbardhet pasuria, shtimi i pasurisë dhe i pronave

Viti 2017 ka qenë vit biznesi për disa prej deputetëve demokratë. Në deklaratat e pasurive të tyre për vitin 2017, rezulton se ka shumë emra që kanë shitur makinat apo apartamentet e tyre. Ajo që bie në sy është se teksa shumë ish-ministra apo deputetë kanë pasuri dhe të ardhura me qindra mijëra eurosh, ka dhe nga ata me të ardhur atë pakta. Nënkryetari Edi Paloka ka deklaruar vetëm pagën si deputet, 2.260.521 lekë dhe pagën e bashkëshortes 740.757 lekë, si dhe ka shitur një apartament në Spille për 10 mijë euro, shifër e vogël kjo krahasuar me zonën ku bëhet fjalë.

Ndërsa Aldo Bumçi, i cili ka mbajtur disa poste ministri, ministër Kulture, i Jashtëm, etj, ka deklaruar dhe ai pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërsa ka bërë të ditur po ashtu se ka përfituar 36 mijë euro nga qeratë, e deklaruara më parë. Ajo që bie në sy është se dhe Genc Pollo me Tritan Shehun kanë shitur apartamente. Pollo ka shitur një apartament në Tiranë 72 metër katror 88 000 euro. Ndërsa Tritan Shehu ka shitur një apartament me vlerë 63.700 euro.

Sa i takon emrave të tjerë, Albana Vokshi ka deklaruar: Llogari Bankare CITI BANK, -367 USD; Llogari bankare Banka San Paolo (USD),-18 USD; Llogari bankare CREDINS (USD), + 46 USD; Llogari bankare CREDINS (Lekë), 137,085 lekë; Raiffaisen, -705 EURO;Raiffaisen, 9,664 dhe Cash në shtëpi, 200,000 lekë. Edmond Spaho ka pasur pakësim depozitash dhe transferta parash në Universitetin Katolik të Leuven, Belgjikë, si pagesë shkolle, 8.460 euro.

Ka deklaruar të ardhura nga funksioni i deputetit, 2.222.962 lekë. Ka deklaruar qera nga apartamenti, 324.000 lekë. Po ashtu ka marrë pagesë nga Universiteti Marin Barleti, rreth 120.000 lekë. Kreu i grupit parlamentar të PD ka përfituar dhe 300 mijë lekë nga interesat e depozitave bankare. Një tjetër deputet që ka një pasuri të lartë rezulton Ervin Salianji.

Gjatë 2017 ai ka shitur një automjet rreth 20 milionë lekë dhe më pas ka blerë një tjetër 25 milionë lekë të vjetra. Me të ardhura të larta është dhe deputeti Enkelejd Alibeaj. Ai ka rreth 10 llogari bankare dhe depozita në emër të tij dhe bashkëshortes. Makinë ka shitur dhe Flaumr Noka, ndërsa rezulton se të ardhurat e vetme ka pagën e tij dhe të bashkëshortes, ndërsa ka ende dy kredi të pashlyera.

Parashikimet në ligj

Në ligjin për deklarimin e pasurisë janë përcaktuar dhe kategoritë e të ardhurave dhe shpenzimeve që duhen deklaruar. Sipas ligjit, çdo zyrtar deri më 31 mars duhet të deklarojë për vitin që la pas: pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë, dhe të drejtat reale; sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë; vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale; licencat dhe patentat që sjellin të ardhura.

Dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale; angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim; interesa privatë të subjektit, që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës dhe çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit./ SOT