Ndërsa Romeo konfirmoi pak ditë më parë se është ndarë nga vajza e Niko Peleshit, Aleksia, kjo e fundit ka dhënë një intervistë për “Rudina”. Ajo është shprehur se është nxituar duke e bërë publike lidhjen e tyre por nga ana tjetër, është ndjerë e sigurt pasi marrëdhënia kishte arritur disa pika kyçe.
E pyetur nëse janë ndarë me mirëkuptim, Aleksia tha: “Jo le të themi thjesht që njerëzit ndryshojnë dhe ndjenjat po ashtu.” Aleksia shtoi mes të tjerash se madje kishin planifikuar dhe martesën. Aleksia tha: “Po. Bënim plane për martesë në të ardhmen e afërt, më prezantonte si të fejuarën.
Ka takuar familjen time dhe këto ishin gjërat që më shtynin të kisha siguri dhe të mendoja që unë me këtë njeri i kam gjërat e finalizuara. Sa herë kam pasur probleme apo krisje kam menduar që janë gjëra që çdo çift i kalon. Ama, jam nxituar në këtë konkluzion sepse në fund të fundit unë jam vetëm 20 vjeç.
Nuk mund të pretendoj që partneri i parë që kam në jetë do të jetë i fundit, do jetë ideali, shumë larg asaj gjëje, kështu që s’funksionoi, s’funksionoi. Kaq.“, tha ajo.