Tashmë është zyrtare, kombëtarja e Rusisë nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kombeve. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, ka vendosur ta përjashtojë Rusinë nga kompeticioni, pas sulmeve në Ukrainë.
Ky është një lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, pasi në Ligën e Kombeve, ishim në të njëjtin grup me Rusinë dhe tani gjasat për të marrë vendin e parë janë më të mëdha, pasi kombëtarja ruse do të renditet automatikisht në vendin e fundit.
Në Nations League, Shqipëria ndodhet në Ligën B në Grupin 2, ku do të përballemi me dy kombëtare si Islanda dhe Izraeli.