Kryetari i Shoqatës së biznesit të vogël dhe të mesëm Shpëtim Agolli ka kalkuluar anëtarësinë e Këshillit Kombëtar të Sali Berishës.
Ai thotë se pjesa më e madhe e të përzgjedhurve janë nga Tropoja duke hequr paralele kontrasti edhe me qytete të tjera më të mëdha.
Agolli shkruan se:
“Një kuriozitet me KK e Saliut.
Qarku i Korçes është për frymë popullsie dhe sipërfaqe nga madhësia i 6-ti në RSH.
Tropoja nuk e di se në cilin qark hyn, por nuk ka rëndësi qarku, rëndësi ka rrethi Tropojë nga vjen.
Nga Tropoja në KK të PD janë 28.5% e anëtarësisë dhe prej tyre janë 12.6% të afërmit e Saliut.
Nga Qarku i Korçës janë vetëm 4.5%
Dikush do thotē: E mo ç’po na thua?
E di që disa do më keqkuptojnë por nuk ka problem.
E rëndësishme është forcimi i pozitës të Saliut.
P.s Kjo vërteton se e gjithē narativa e ngritur nga Saliu për 8 muaj rrjesht, kishte qëllim vetëm mbrojtjen e interesit personal”.