Sekretari për Çështjet Vendore në Partinë Demokratike, Roland Bejko, është i mendimit se drejtësia duhet të veprojë për personat e shpallur “non grata”, përfshirë edhe Sali Berishën.
Ai thotë se duhet të ndodhë një gjë e tillë, për shkak se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në botë dhe se duke qenë se fenomeni i korrupsionit e ka katandisur Shqipërinë në këtë nivel ekonomik dhe shqiptarët po braktisin vendin dhe duke qenë se mungojnë investimet e huaja, është krizë besimi e investitorëve të huaj, ndaj duhet që drejtësia të vendoset në vend.
Bejko tha se opinioni i drejtësisë ndikon tek investitorët e huaj.
“Së dyti është një arsye politike një pjesë e të shpallurve non grata janë politike. Zoti Berisha de juro pretendon se është kryetar i PD, se de fakto është kryetar i një lëvizje, që ka ndarë partinë në dy pjesë, duhet të hetohet për të mirën e zotit Berisha por edhe për ne të tjerët. Ka zënë vendin e një lidershipi tjetër. Nëse do bëheshin këto hetime do jepeshin përgjigje për akuzat e DASH, për korrupsion.
Vendimi i DASH nuk është i karakterit ligjor por administrativ, ndoshta dhe politik por që i përkasin SHBA. Do bënte mirë për demokracinë në përgjithësi, por do ishte një raport besimi i drejtë në raport me zotin Berisha. Duke nxjerrë faktet, Berisha do largohej nga politika, ose qëndrimi ynë do ishte ndryshe nëse nuk provohej.”, u shpreh Bejko.