osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit!

Mjaft, për hatër t’njeriut e t’Zotit!

GJERGJ META

Ndërkohë që nëpër ekrane tv, seli partish, korridore institucionesh, portale interneti, nga njerëz me dhe pa pushtet, të rreshtuar nga njëra anë apo tjetra, ose njerëz thjesht asgjëbërës dhe të zemëruar me gjithkënd, por të gjithë këta bashkë jo më shumë se një grusht individësh, ngrenë akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithëve, në sitet e kromit në Bulqizë një grua përsëri humb jetën duke u munduar t’u sigurojë bukën e gojës fëmijëve.

Kurrë nuk e kam menduar politikën si një gjë të pisët apo që e bëjnë vetëm njerëzit e pamoralshëm dhe oportunistë, por në Shqipëri, fatkeqësisht, ajo është kthyer në një armë të shkatërrimit në masë në mënyrë të veçantë e shkatërrimit të Shqipërisë. Zhurma dhe pluhnaja që ajo ngre çdo ditë me dhe pa të drejtë, po kthehet në një shmangie të qëllimtë të përditshmërisë së jetës së njerëzve të thjeshtë. E ngritur në një ring lart dhe e shkëputur nga jeta reale e njerëzve, politika është kthyer në një panem et circenses (një copë bukë dhe lojëra) ku përreth konsumohet nga njerëz spektatorë të lodhur nga barrat e jetës. Këtij spektakli i bashkohen edhe ata që kërkojnë qiqra në hell, duke shëtitur rrugëve tiranase me biçikleta dhe flamuj shumëngjyrësh apo duke u mësuar shqiptarëve dallimin midis gjinisë dhe seksit biologjik.

Gruaja e Bulqizës humbi jetën, por humbi edhe vendin e saj në vëmendjen e opinionit publik dhe të atyre që janë të mandatuar të kujdesen për të, d.m.th. qeveria dhe opozita. U harrua për së gjalli e për së vdekuri. Ç’kob që konsumohet kështu ndër ne! Asaj ia vodhën vëmendjen e kështu ua vjedhin përditë vëmendjen politika, ambasadorë, analistë e opinionistë, shumë njerëzve të periferive të vendit tonë. Vdekja vjen, pasi ajo na përket natyrshëm ashtu sikurse na përket edhe ardhja në jetë, por ajo ka dinjitetin e saj, të cilin më shumë se çdo gjë ia përdhos indiferenca. Në këtë rast është më keq, pasi është indiferencë e institucionalizuar nga ana e atyre që qeverisin dhe cinike nga ana e atyre që duhet të ngrenë zërin.

E kjo të shkakton zemërim, por edhe pafuqi. Nuk them për të qenë politically correct, që nganjëherë mund të kthehet në një asnjanësi të pamoralshme, por me përgjegjësinë dhe bindjen se e dështuara më e madhe e realitetit shoqëror shqiptar është pikërisht politika, e qeverisë dhe e opozitës, që ka tërhequr zvarrë në vorbullën e saj edhe shoqërinë civile, duke e tkurrur atë e po ashtu edhe korin e fjalëbërësve mediatikë. Gruaja e Bulqizës, që sot nuk jeton më, akuzon më shumë se kushdo tjetër secilin prej nesh, edhe mua që po shkruaj këto rreshta e që kam përgjegjësitë e mia.

Por më shumë i drejtohet kakofonisë tiranase me gjithë instrumentistët e çakorduar të saj që nuk po dinë, madje nuk po duan të ndalen. Prandaj, mjaft për hatër të asaj gruaje e shumë të tjerave! Mjaft për hatër t’Zotit! Mjaft për hatër të Shqipërisë! A kemi Zot kund? A kemi njerëzi kund? A kemi atdhe kund? Ndaluni një herë! Dëgjoni për pak çaste. Po bëni si prindër të papërgjegjshëm, që rrihen e dhunohen e harrojnë fëmijët e strukur nën shtrat, të pangrënë e që qajnë pa zë nga frika se çfarë mund të ndodhë. Po na kujtoni xhunglën e mbijetesës dhe të pabesisë së instinktit.

Mosni kështu! Gruaja e Bulqizës sot ka një fjalë! Dëgjojeni! Ajo i drejtohet edhe Europës. Po po, ashtu e vdekur ajo sot i thotë asaj: mos më harro. Ti Europa e të drejtave të njeriut dhe e solidaritetit, e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ti me gjithë burokratët e tu, kthejuni shpirtit e hidhini sytë mbi këtë periferi tënden. Ishim periferi e një perandorie që na zhbëri identitetin kulturor, ishim periferi e një kampi ideologjik për 50 vjet që zhbëri njeriun në thelbin e tij e tash përsëri periferi e fundit e jotja.

Edhe sa kohë kështu? Edhe sa? Mos na prano në emër të atyre që duhet të na çonin drejt teje e që dështuan njëri pas tjetrit, por në emrin e ne njerëzve të thjeshtë, që kemi 50 % të fëmijëve dhe familjeve tona tashmë te ti. Thjesht na bashkoni me ata që tashmë janë aty ndër ju. Na bashkoni aty ku u këput filli. Por bëjeni ju, sepse vetëm ju dhe ne mund ta bëjmë. Ju dhe ne njerëzit e thjeshtë që ëndërrojmë thjesht, pa shumë luks e pa shumë teprime. Gruaja e Bulqizës ka shumë shoqe! Së paku, për hatër të tyre ndaleni pak zhurmën e shkundni ndërgjegjet tuaja.