Juristi Kreshnik Spahiu ka ironizuar listën fituese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sali Berishës. “FUND TRAGJI-KOMIK”, shkruan Spahiu teksa krahason listën e sotme me grupin parlamentar të PD në 1991.
Postimi i Kreshnik Spahiu
Krahasoni elitën shqiptare në grupin parlamentar PD 1991, në kontrast me Partinë familjare që u zgjodh sot:
Abdi Baleta, Dashamir Shehi, Pjetër Arbnori, Petrit Kalakulla, Tomor Malasi, Tomor Dosti, Aleksandër Meksi, Azem Hajdari, Preç Zogaj, Genci Ruli, Uran Budka, Neritan Ceka, Merita Zaloshnja, Eduard Selami, Gramoz Pashko……
– Dje: Këta fituan çdo qytet dhe 1.2 milion vota….
– Sot: Dhëndri, nipat, kunatat, mbesat, sekretaret e shefit do mundin Presidentin Biden! FUND TRAGJI-KOMIK