Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar në një intervistë në Report Tv, ku ka folur për aktualitetin politik.
Në këtë intervistë ai ka elaboruar temën për kryeprokuroren, për koalicionet në politike dhe jo vetëm.
Pasi përfundoi së foluri për mundësinë që Sali Berisha të jetë më i rrezikuari nga Reforma në Drejtësi, Ngjelës i ka rënë telefoni “live” në studio.
I nevrikosur, pasi pa se kush e telefonoi, Ngjela ka lëshuar edhe një të sharë: “Të q***sha motrën”, është dëgjuar të thotë nëpër dhëmbë avokati.