osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Shtetari Xhafaj dhe zbatimi i ligjit

Shtetari Xhafaj dhe zbatimi i ligjit

Edhe po të kishte ndërhyrë(gjë që nuk e ka bërë) në përcaktimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, rregullim që mbron qytetarët shqiptarë që dënohen në mungesë në shtete të tjera, në baze të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vetëm do të kishte vepruar në dobi të qytetarëve të këtij vendi. Gjithshka tjetër, në mungesë të akuzave të forta për shkelje të ligjit, është fjalnajë dhe baltëhedhje që na prish shumë punë në këtë moment tejet të ndjeshëm të gjasave për të na dhënë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit më 28 qershor 2018.

Nga Fatos Çoçoli

Sqarimi në publik i Ministrit të Brendshëm të sotëm më bindi si qytetar se ky nëpunës i lartë i Shtetit nuk e ka shkelur ligjin. Kjo është kryesorja dhe ia vlen të mësohemi, nëse duam të jemi qytetarë të përgjegjshëm, që t’i shikojmë ata që na drejtojnë vetëm nga filtri i zbatimit të ligjit.

Po përse? Sepse nëse ka diçka që jo vetëm tek ne, po kudo në botë na mbron si qytetarë, është zbatimi i ligjeve në një vend demokratik. Dhe ne jemi një vend demokratik, pavarësisht oqeanit të problemeve që kemi.

Prej këtej vjen aksioma në demokraci: kush nuk e zbaton, apo dhe më keq, e shkel ligjin, ai ose ajo nuk është e denjë të qëndrojë në detyrën e lartë që mban. Edhe po të jetë vetë Prometeu që u sjell zjarrin njerëzve. Ish-Kancelari Helmut Kohl, bashkuesi i dy Gjermanive, i kombit gjerman në vitin 1990, 9 vjet më vonë u largua nga Partia Kristian Demokrate(CDU) e vendit të tij, vetëm pse kishte shkelur ligjin për Financimin e Partive, duke lejuar një financim-dhuratë për partinë për 1 milionë dollarë. Por ç’po ndodh sot me ideatorin dhe zbatuesin me sukses të reformës në drejtësi në vendin tonë? Për mua si qytetar, Fatmir Xhafa e meriton të qëndrojë në detyrë. Pse? Sepse nuk ka shkelur ligjin.

Edhe po të kishte ndërhyrë(gjë që nuk e ka bërë) në përcaktimin e nenit 491 të Kodit të Procedurës Penale, rregullim që mbron qytetarët shqiptarë që dënohen në mungesë në shtete të tjera, në baze të nenit 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, vetëm do të kishte vepruar në dobi të qytetarëve të këtij vendi. Gjithshka tjetër, në mungesë të akuzave të forta për shkelje të ligjit, është fjalnajë dhe baltëhedhje që na prish shumë punë në këtë moment tejet të ndjeshëm të gjasave për të na dhënë çeljen e bisedimeve të anëtarësimit më 28 qershor 2018. Në një bisedë që pata me një drejtues të një institucioni kryesor kushtetues, ai ishte i mendimit se opozita me rastin Xhafa nuk po tregon mprehtësi dhe largpamësi. “Ministri Xhafa është një shtetar me integritet dhe prania e tij në qeveri kushtëzon dhe frenon çdo vullnet epror për të shkelur ligjet.

Ky ministër ishte nga ata të paktë që kishte kurajon të thoshte jo kur prekeshin interesat e qytetarëve. Ne kemi nevoje si ajri që thithim për institucione të forta dhe për drejtues që të dinë t’i thonë  “Jo” Kryeministrit, atëhere kur duhet, duke marrë përsipër edhe kosto, sidomos në fusha si drejtësia, rendi publik, financat publike, strategji afatgjata ekonomike, etj”, u shpreh ky drejtues. Zëvendësimi i zotit Xhafa me ata që kanë vendosur shishen e qumështit në rradhë do ta bejë dhe më autokratike në vendimmarrje qeverinë.

Shtyrja nga Parlamenti Evropian e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE në një datë të mëvonshme, nuk do të ishte një triumf i opozitës sonë ndaj kësaj qeverie, por humbje e fortë në kohë e qytetarëve shqiptarë. Humbje që mund të përkthehet ne garat e ardhshme zgjedhore edhe me bjerrje votash, kur çon ujë drejt pengesave për integrimin në BE.

Sipas ish-Kryeministrit italian Alcide de Gasperi, ndër bashkëthemeluesit e Bashkimit Evropian, ndryshimi mes një politikani dhe një shtetari qëndron në atë që i pari mendon për votat që do të mbledhë në zgjedhjet e rradhës, kurse i dyti për interesat e brezave që vijnë. Me këtë baltëhedhje dhe fjalnajë për “fajet” e paprovuara me shkelje reale ligji, të Ministrit të Brendshëm të sotëm ndaj dënimit 16 vite më parë të vëllait të tij në Itali për trafik droge, pozicioni i këtij shtetari dobësohet politikisht në qeveri, por ai del moralisht më i fortë në sytë e qytetarëve.

Për më tepër, tani që vëllai i tij me xhest tipik vlonjati, iu vetëdorëzua autoriteve italiane. Përtej teorive konspirative që mund të gëlojnë në mendjet e naivëve apo e “shumë të mençurve” politikë,  pyetja që duhet të na interesojë ne si qytetarë të thjeshtë është: do të arrijë Ministri i Brendshëm të ruajë integritetin prej shtetari nga kjo baltosje, dhe të mos kthehet në marionetë të vullnetit epror në qeveri, si paraardhësi, apo pasardhësi(i piketuar tashmë) i tij?