osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

”Rithemelimi’, rezolutë të paprecedentë që dënon vendimet e Bashës që i diktoi Berisha, djegien e mandateve dhe bojktotin e zgjedhjeve! I kujton lobimin rus

”Rithemelimi’, rezolutë të paprecedentë që dënon vendimet e Bashës që i diktoi Berisha, djegien e mandateve dhe bojktotin e zgjedhjeve! I kujton lobimin rus

Kuvendi Kombëtar i ‘Rithemelimit’ të Sali Berishës ka miratuar sot një rezolutë me 12 pika, sa hipokrite aq edhe të paprecedentë politike, pasi dënon vendime të mbështetura fort dhe publikisht nga Berisha. Në dy pikat e para, rezoluta dënon hapur dy vendime vetëshkatërruese të Partisë Demokratike: Bojkotin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 dhe djegien e mandateve të deputetëve në shkurt 2019.

“Dënon dhe distancohet nga praktika e bojkotit të zgjedhjeve. Partia Demokratike nuk do të jetë asnjëherë direkt apo indirekt pjesë e përpjekjeve për të dëmtuar pluralizmin dhe kufizuar lirinë e zgjedhjes politike të qytetarëve. Distancohet nga praktika e ‘djegies’ së mandateve parlamentare. Parlamentarizmi është vlerë thelbësore e çdo shoqërie të lirë dhe demokratike dhe Partia Demokratike është e vendosur të luftojë për forcimin e parlamentarizmit”, thuhet në rezolutë.

Fjala e PLOTË në Kuvend/ Berisha sfidon DASH për ‘non grata’: Më thoni një fakt të vetëm që kam kryer korrupsion dhe unë dënoj veten
LEXO EDHE:
Fjala e PLOTË në Kuvend/ Berisha sfidon DASH për ‘non grata’: Më thoni një fakt të vetëm që kam kryer korrupsion dhe unë dënoj veten
Të dy vendimet i atribuohen Lulzim Bashës, kryetarit të dorëhequr, por vendimet ekstreme jo vetëm janë mbështetur publikisht, por janë diktuar nga Sali Berisha. Madje Sali Berisha ka shprehur hapur idenë e djegies së mandateve që në 2 korrik të vitit 2015.

“Për herë të parë në karrierën time politike më erdhi ndër mend një akt, një xhest: djegia e këtij mandati që unë kam në xhep si deputet para parlamentit”, tha Berisha në 2015.

Me anë të rezolutës, Berisha shigjeton Bashën edhe për dosjen e lobimit rus, dosje e cila e mbyllur në mënyrë të dyshimtë nga prokuroria dhe gjykata. Rezoluta dënon dhe distancohet nga skemat e errëta të mbledhjes së fondeve për partinë.

“Dënon dhe distancohet nga praktikat informale dhe jo transparente të mbledhjes dhe menaxhimit jashtëpartiak të fondeve për partinë. Ajo dënon dhe distancohet nga çdo përfshirje në skema financimi dhe qarkullimi parash përmes kompanive off-shore dhe kanaleve jo të ligjshme e jo transparente financiare. Ajo angazhohet në menaxhimin profesional dhe transparencën e plotë të të gjitha financave partiake”, thuhet në rezolutë.

Në tetor të 2021, kur Berishën e pyetën se kush e hodhi idenë e djegies së mandateve, ai tha: “Unë kam qenë. Unë kam qenë. Nuk mund ta mohojë atë. Është e vërtetë që unë e kam artikuluar në një moment. Për mua dramatik për Parlamentin, të papërsëritshëm, të turpshëm, në një moment që po bëhej gjithçka për të zgjedhur Edi Ramën kryeprokuror qoftë me 69 vota dhe unë mendova se këtu është një Parlament diktatorial”.

Pra, Berisha pranoi se ishte ideatori i skenarit të djegies së mandateve edhe pasi Lulzim Basha ishte distancuar nga ai në 9 shtator 2021. Sot i dënon këto vendime, duke ia faturuar Bashës dhe manipuluar të vërtetën. Faktet tregojnë se vendimet janë marrë formalisht nga Basha nën diktimin e Berishës, si një formë ekstreme me shpresë për të krijuar turbullira politike dhe krijuar kushtet për të ardhur në pushtet.

Berisha gjithashtu ka mbështetur dhe diktuar bojkotin e zgjedhjeve lokale. Në shkurt të vitit 2019, Berisha deklaroi se në Shqipëri nuk do të kishte më zgjedhje me Edi Ramën, ide e cila u zbatua më pas nga Basha.

Rezoluta e miratuar sot vijon duke dënuar drejtimin e PD-së në mënyrë jodemokratike nga Basha, mungesën e trasparencës dhe lobimet e dyshimta, ndërsa rikonfirmon aspiratën evropiane të PD-së.