Deputeti Erion Braçe ka ironizuar Sali Berishën, pasi ky i fundit teksa po ecte në skenë për të mbajtur fjalën e tij në Kuvendin e Partisë Demokratike, u pengua dhe ra në gjunjë.
“Po shko o qyq në shtëpi, shko! Shko e boll le kockat rrugëve”, shkruan Braçe.
Edhe bashkëshortja e Berishës, Liri Berisha u pengua dhe ra në dysheme teksa përshëndetej me pjesëmarrësit në punimet e Kuvendit.