Sali Berisha nëpërmjet portalit të tij që e ka kthyer në “qytetarin dixhital”, të cilin tashmë nuk e përdor më në Facebook, thotë se Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë darkuar dje në Dhërmi, meqë janë ndodhur të dy në Vlorë.
Portali i Berishës thotë se e mori vesh këtë gjë nga roja i hotelit ku pretendohet se është mbajtur darka.
“Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në Dhërmi mbrëmjen e të premtes.
Mësohet se kryeministri dhe ish-kryetari i PD kanë darkuar së bashku.
Lajmi konfirmohet nga një punonjës i një prej resorteve në Dhërmi ku janë takuar Rama dhe Basha.
“Erdhi i madhi në drekë në Dhërmi…tani në darkë erdhi Luli pa rënë në sy fare, pa fenelina…
Mund të hanë darkë bashkë. Rama pritet të dalë tani. Rama erdhi me eskportë (shoqërues) ndërsa Lulin e ndaluam se nuk e njohëm makinën””, shkruan portali i Berishës.