osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Rrëfimi i ‘Babales’, PD nis përgatitjet për protestën

Rrëfimi i ‘Babales’, PD nis përgatitjet për protestën

Nga Adriatik Doci

Opozita shqiptare ka nisur përgatitje për protestën e 26 Majit, me qëllim për të rrëzuar qeverinë ‘Rama 2’. Protesta e opozitës vjen si rrjedhojë e publikimit të një audiopërgjimi, në cilin Partia Demokratike pretendon se shfaqet dëshmitari i famshëm X, Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, duke biseduar me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.

Vendimi për zhvillimin e protestës u mor ditën e premte gjatë një mbledhje të krerëve të opozitës së bashkuar në selinë e Partisë Demokratike. Një ditë më par, kreu i PD, Lulzim Basha, ka mbledhur krerët e degëve të PD-së për të diskutuar rreth modaliteteve të protestës. Mbledhja e Bashës me krerët nisi në orën 11:30 në selinë blu dhe zgjati rreth 60 minuta.

Mësohet se për momentin është caktuar orari i protestës, e cila do të zhvillohet ditën e shtunë më 26 maj dhe do të nisë në orën 11:00. Vendi i protestës nuk është përcaktuar ende sepse PD-ja është në pritje të zhvillimeve dhe ajo mendon se në rast se ministri Fatmir Xhafaj do të japë dorëheqjen, atëherë protesta do të zhvillohet përpara Kryeministrisë, ndërsa në rast se Xhafa nuk dorëhiqet, atëherë protesta mund të përqendrohet te Ministria e Brendshme.

Gjithsesi, Basha i ka porositur krerët e degëve që të sjellin sa më shumë njerëz në Tiranë ditën e shtunë. Deri më sot, protesta e opozitës, duke përjashtuar protestën kur u sulmua bunkeri pranë Ministrisë së Brendshme, kanë patur karakter paqësor. Gjithsesi, protesta e së shtunës zhvillohet në kushtet e një klime më të helmatisur politike, mbushur me akuza, përbetimet dhe paralajmërime.

Gjithashtu protesta e paralajmëruar e opozitës përkon me rezultat e para të Vetingut si dhe me lëvizjet për të ngritur organet e reja të drejtësisë, të cilat do të godasin korrupsionin në nivelet më të larta të politikës dhe vetë drejtësisë.

Protesta zhvillohet edhe në kushtet kur Shqipëria është në një periudhë prove sa i takon vendimit që do të marrin kryeministrat e vendeve të Bashkimit Evropian për çeljen ose jo të negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Babalja” e bën Bashën për cigare
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është fotografuar duke tymosur cigare në praninë e disa deputetëve të tjerë demokratë, ndër të cilët shquhen Edi Paloka, Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj. Fotoja mendohet se është bërë në mjediset e jashtme të selisë së PD-së. Në grup bën pjesë edhe Gazmend Bardhi, i cili plotëson mozaikun e katërshes së “Dëshmitarit X”.

Në fakt kanë qenë këta zyrtarë të PD-së që përcollën akuzat e Albert Veliut, i njohur si “Babalja”, për vëllain e ministrit të Brendshëm Famir Xhafaj, Agron Xhafajn. Duket se Basha nuk e ka përballuar dot tensionin e krijuar nga çështja e përgjimit misterioz të “Babales” që po hetohet nga Prokuroria dhe pasi ka paralajmëruar edhe protestën e 26 majit, ai ka ndezur një cigare. Duke iu referuar kësaj fotoje, Basha është ironizuar nga gazetari Bledi Mane shkruan:

“Ky i shkreti ka 4 vjet që rropatet e nuk i ngjit asgjë. Ia dhanë partinë, nuk di ta mbajë e i është shkërmoqur. I jep Rama lekët e pallatit të vjehrrit, ky ia zgjat pushtetin. I japin para rusët për trazira, ia zbulojnë amerikanët. Monton video me trafikantë vlonjatë, ia çmonton prokuroria. Organizon çdo 3 muaj protesta, 3 herë më shumë ia ul tempin opozitarizmit…”