Demalia ka rrëzuar alibitë e ish-kryeministrit Sali Berisha se Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka prova kundër tij, ndërsa ka paralajmëruar telashe për ish-liderin demokrat.
Ky i fundit qysh pas shpalljes “non grata” ka bërë propagandë, duke iu mbushur mendjen mbështetësve të vetë se amerikanët e kanë shpallur atë “non grata” pa pasur faktet dhe prova. Por e vërtet është krejt ndryshe, pasi DASH ka prova paralajmëruese për të.
Kjo është bërët e ditur dje nga publicisti Ilir Demalia, i cili gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit ka prova kundër Sali Berishës.
Madje i pyetur nga gazeta se a rrezikon që Berisha të ekstradohet drejt SHBA-ve për t’u gjykuar atje, sikundër ndodhi pak ditë më parë me ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, i cili javën që sapo lamë pas u ekstradua për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh, zoti Demalia theksoi se nuk është e njëjta shkallë.
Megjithatë, ai shtoi se nëse do të jetë e nevojshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e kanë problem, pasi e ekstradojnë Berishën në mënyrën më të lehtë të mundshme. “Nuk e besoj se Sali Berisha është në të njëjtën shkallë me ish-presidentin e Hondurasit, Juan Orlando Hernández, pasi nëse do të ishte amerikanët do ta kishin marrë (ekstraduar) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta gjykuar atje. Megjithatë, po i meshoj e fort çështjes se Departamenti Amerikan i Shtetit kanë fakte kundër Berishës dhe kjo nuk diskutohet”, deklaroi ai për gazetën “SOT”.
Meta rrezikon të shpallet “non grata”
Duke komentuar afrimitetin mes presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha, analisti i njohur, Ilir Demalia theksoi gjatë reagimit për gazetën “SOT”, se këtë dyshe i ka bërë bashkë halli, ndërkohë që vuri në dukje faktim se shumë shpejt edhe kreu i shtetit në ikje do të shpallet “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Protagonizmin e Metës e shoh si ai i Berishës. Na bashkoi halli non-grata dhe ballafaqimi me drejtësinë e munguar deri më sot.
Megjithatë, janë të gjitha indiciet dhe nga vetë arsyetimi i ngjarjeve dhe sjelljeve dhe aferave të Ilir Metës, nga injorimi dhe mospërfillja që zyrtarët amerikanë të ardhur në Shqipëri i kanë bërë Presidentit në ikje Meta, nga marrëdhënia dhe sjelljet me zonjën Ambasadore te SHBA, Yuri Kim, Ilir Meta me të dalë nga Zyra Presidencës, mendoj se do të jetë non-grata tjetër e një zyrtari të nivelit të Sali Berishës. Kështu që dua të shtoj se do të këtë ngjarje pasi Ilir Meta te dalë nga Presidenca”, u shpreh ai.
Rikthimi në PD, Berishës i është prerë bileta vetëm vajtje
I pyetur se sa mundësi ka që ish-kryeministri Sali Berisha të katapultohet në krye të Partisë Demorkatike, gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia u shpreh se shanset janë zero.
“Sali Berisha nuk do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, ai e ka pasur dhe e ka PD pronë të tij dhe familjes së tij. Kjo është arsyeja që them se ajo parti nuk është parti, por klani Berisha me qehallarët e tij për rreth që kanë përfituar prej pushtetit të tij.
Të gjitha ngjarjet e 6 muajve të fundi treguan se ai e ka pasur e ka dhe do ta ketë atë pronë që ka siglën Partia Demorkatike. Është biznes i tij ajo parti. Lulin e la si menaxher për 8 vjet. Pra nuk ka rikthim të Berishës, ai e ka marre ‘biletën one ëay ticket’”, nënvizoi Demalia për gazetën “SOT”.