Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin mbi parkun arkeologjik të Butrintit. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë e ka cilësuar budallallëk qëndrimin e Partisë Demokratike për çështjen e Butrintit.
“Mora fjalën në këtë pikë sepse kjo është një temë shumë interesante për të rikthyer në sytë e publikut, dallimin si nata me ditën mes jush që s’dini çfarë flisni dhe nesh që dimë çfarë bëjmë.
Dua të kujtoj si fillim, që sot e gjithë ditën ka një pretendent fizik për Butrintin si pronë familjare. Me pronën të njohur nga ju, i keni njohur pronën në teatrin antik të Butrintit një subjekti fizik.
Keni pranuar se sot jeton stërstër stër stër nipi i atyre që në pronën e familjes së tij, është ndërtuar Butrinti. Budallallëku në familjen tuaj është sëmunduje ngjitëse.
E keni në ADN-në e partisë tuaj që të trashëgoni budallallëkun brez pas brezi. Dhe ta bazoni të gjithë përsiatjen tuaj politike për të marrë njerëzit për budallenj. Do katandiseni më keq se kështu. Përsa kohë që nuk do ta gjeni, nuk keni si ta adresoni. Jeni si ajo pjesa e ndarë në shumë pjesë., Është e njëjta gjë. Vini dhe fliosni këtu për vlerat e trashëgimisë, ju. Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë.
Ju që kulturalisht jeni shembulli se si nuk duhet ndodhë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte Amerikën. Profesor mos më ndërprisni. Ta përmenda emrin që të dilni këtu dhe të flisni. Nuk e kam pritur që të merrni flamurin e luftës kundër Amerikës. E konsideroj degradimin e një kopeje kundër Amerikës. Mjafton të rrish në kopenë tuaj dhe sëmundja e budallallëkut e keni marrë”, deklaroi Rama.