osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Spartak Ngjela parashikon të ardhmen e Sali Berishës: Kongresi i tij nuk ka asnjë vlerë

Spartak Ngjela parashikon të ardhmen e Sali Berishës: Kongresi i tij nuk ka asnjë vlerë

Komisioni i Rithemelimit do të mbledhë Kuvendin me 30 prill pas zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Ndërkohë me 21 ose 22 maj pritet të zgjidhet kryetari i ri i PD.

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në një studio televizive tha se e konsideron Rithemelimin një lëvizje antiligjore.

Ngjela: Cila parti, e kujt? Nuk i njeh ligji, janë lëvizje joligjore. Ligjor është vetëm Alibeaj. Se ku do shkojë Saliu dhe si do venë ata nuk e di por nuk do ta kenë të ardhmen aq të qetë dhe aq të mirë. Të shikojmë se çfarë do të thotë ajo nesër.

Vjen zëvendëssekretarja e shtetit dhe nuk i pret, ti thua Kongres. Le të bëjnë Kongres, hajde të bëjmë dhe ne të dy një Kongres, të mbledhim nja 2 mijë veta dhe vëmë emrin PD. Nuk ka asnjë vlerë, Sali Berisha është i përjashtuar nga PD ligjore. Asnjë gjë nuk ndodh në gjykatë, gjyqtari që e ka bërë atë për Saliun për mendimin tim do të shkojë në proces penal.

I pyetur se çfarë qëndrimi do të mbajë nëse i shkon një ftesë për t’ju bashkuar PD ai u shpreh:

Ngjela: Saliu? PD është kjo e Alibeajt. Ajo nuk është parti por lëvizje, mund të jetë dhe lëvizje antikombëtare. Unë njoh ligjin, jashtë ligjit nuk bëj asnjë veprim.

Sipas Ngjelës, PD nga përçarja dhe rrënimi i mëtejshëm e shpëton vetëm largimi me forcë i Sali Berishës.

Ngjela: E shpëton largimi me forcë i Sali Berishës e mbyll gjithë historinë e tij 30 vjeçare që e ka shkatërruar atë parti. Do ta dëgjoni kush e ka vendosur në 1991, unë e kam ditur por do ta dëgjoni dhe ju. Eleminimi i tij i krijon një vlerë shumë të madhe shoqërisë shqiptare politike. Ne nuk e eleminonim dot, e hoqi politika amerikane. E ka non grata, se çfarë do të bëjë me të nuk e di. Do ta çojnë për proces apo jo është çështje e politikës amerikane.