Gjashtë tërmete me magnitudë nga 2.3 deri në 4.5 ballë, janë ndjerë gjatë kësaj të shtune në jug të Shqipërisë. Sipas IGJEUM, epiqendra e tërmetit ka qenë në qytetin e Vlorës, 14 km nga Orikumi, dhe me një thellësi prej 2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Gjirokastër, Tepelenë, Sarandë dhe zonat përreth.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë prej orës 17:00 e deri në 22:40 si dhe kanë zgjatur për disa sekonda. Nuk raportohet për persona të lënduar, por në fshatin Bashaj mësohet se janë dëmtuar dy banesa. Dëmtimi i shtëpive ka ndodhur për shkak se epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi vetëm 2 km në tokë.
Lëkundjet kanë shkaktuar panik te banorët pasi në pak orë janë regjistruar gjashtë tërmete, një intensitet sizmik ky i pazakontë i cili vijon ende.