Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensk akuzon Rusinë se po përdor furnizimin me gaz si një “armë” për të shantazhuar Evropën. Ai e ka bërë këtë deklaratë gjatë një fjalimi drejtuar popullit.
Zelensky theksoi se vendimi i Rusisë për të ndërprerë furnizimet e gaz për Poloninë dhe Bullgarinë tregoi që nuk mund të ketë bashkëpunim normal me Putinin.
“Rusia nuk e konsideron vetëm gazin, por çdo tregti si armë. Ajo është vetëm duke pritur momentin kur mund të përdoret një ose një zonë tjetër tregtare,” tha ai.
Presidenti ukrainas gjithashtu përshëndeti një marrëveshje me BE-në për të pezulluar detyrimet dhe kuotat mbi eksportet e Ukrainës, duke thënë se Rusia dëshiron të krijojë kaos në tregjet globale – veçanërisht për ushqimin.
“Eksportet ukrainase do të ndihmojnë në stabilizimin e tregjeve dhe do të mbështesin ekonominë e vendit gjatë krizës,” përfundoi Zelensky.