Babai i Meghan Markle ka thënë se e bija dukej e mrekullueshme, pasi pa gjithë dasmën e saj nga dhoma e spitalit, ku ndodhet i shtruar prej disa ditësh.
Thomas Markle nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm në dasmën e së bijës dhe ta shoqëronte atë në altar, për shkak të një ndërhyrjeje në zemër që bëri në një nga klinikat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë javë.
Ai ka thënë për TMZ:
E vogla ime duket shumë e bukur dhe e lumtur. Do doja të isha atje dhe t’ju uroja dashuri e lumturi”.
Teksa ka parë ceremoninë nga televizori, babai i Dukeshës së re ka thënë se ishte shumë i lumtur dhe i prekur emocionalisht.