osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Dritan Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë malazeze, kush janë dy shqiptarët

Dritan Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë malazeze, kush janë dy shqiptarët

Zëvendëskryeministri dhe koordinatori i shërbimeve të sigurisë në Malin e Zi Dritan Abazoviç, ka prezantuar zyrtarisht përbërjen e qeverisë së re në Mal të Zi e cila do të ketë 18 ministri, katër nënkryetarë dhe dy ministra pa portofol.

Në dokumentin e publikuar në faqen Kuvendit, bie në sy se Abazoviç ka propozuar dhe dy ministra shqiptar, Marash Dukaj në postin e ri si Ministër i Administratës Publike, duke përfaqësuar në qeverinë e Abazoviç Listën Shqiptare koalicionin që përfshin partitë Forca-ASH-LDSH-Perspektiva-Unioni i Tuzit.

Ndërkohë i dyti është Fatmir Gjeka i emëruar nga Abazoviç si ministër i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave etnike, aktualisht deputet i koalicionit “Bashkë nji za” në Kuvendin e Malit të Zi dhe kryetar i Partisë Demokratike.

Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, do të jetë Dr. Jovana Maroviç.
Zëvendëskryeministri për Sistemin Ekonomik dhe Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Vladimir Jokoviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për sistemin politik dhe politikën e brendshme dhe ministër i Mbrojtjes, MA Rashko Konjeviç.
Zëvendëskryeministri përgjegjës për zhvillimin rajonal dhe ministër i investimeve kapitale Ervin Ibrahimoviç.
Ministri i Drejtësisë, Marko Kovaç, i lindur në Podgoricë në vitin 1985, i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë, ka punuar në Gjykatën e Lartë, ish-avokat në studion ligjore Ivanoviç, Kovaç & Vuksanoviç.

Ministri i Punëve të Brendshme, Filip Axhiç.
Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviç.
Ministër i Punëve të Jashtme, MA Ranko Krivokapiç.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviç.
Ministrja e Sportit dhe Rinisë, Vasilije Laloševi?.
Ministër i Administratës Publike, MA Maras Dukaj.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Admir Adroviç.
Ministri i Arsimit, M. Miomir Mijo Vojinoviç.
Ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Seekiç.
Ministrja e Kulturës dhe Medias, Masha Vlaoviç.
Ministrja e Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit, Ana Novakoviq Gjuroviç.
Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Fatmir ?eka, i lindur në Tivar më 1975, i diplomuar për ekonomi, ish-kryetar i Komunës së Ulqinit, deputet shumëvjeçar i Kuvendit të Malit të Zi;
Ministrja e Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik, Dr. Biljana Scepanoviç.
Ministri pa portofol, Zoran Miljaniç.
Ministri pa portofol, Adrijan Vuksanoviç

Qeveria e re e këtij vendi pritet të zgjidhet në një seancë parlamentare, që do të mbahet nesër në Cetinë. Atë pritet ta përbëjnë Lëvizja Qytetare URA e Abazoviçit, Partia Popullore Socialiste, e cila është pro-serbe, Partia Socialdemokrate dhe partitë kombëtare të shqiptarëve dhe boshnjakëve.

“Unë besoj se Mali i Zi mund të kërkojë një pranim të përshpejtuar [në BE] dhe se me vendime urgjente, por të mençura, mund të bëhet anëtar i plotë së shpejti”, tha Abazoviç.

Qeveria e re pritet të ketë 46 deputetë, nga 81 sa ka gjithsej Kuvendi i Malit të Zi. Qeveria pritet të ketë mbështetje parlamentare edhe nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) e presidentit malazez, Millo Gjukanoviq.