Sikur të mos mjaftonte humbja e zgjedhjeve, kryeministrit malajzez i janë sekuestruar ditën e sotme ar, bizhuteri dhe qindra çanta luksoze
Najib Razak, i cili humbi papritur zgjedhjet javën e kaluar, është akuzuar për përvetësimin e miliona dollarëve nga fondi shtetëror.
Policia njoftoi se sekuestroi plot 72 çanta me bizhuteri të çmuara dhe para, si dhe 284 çanta dore luksoze, që mendohet se i përkasin ish-kryeministrit.
Drejtori i Departamentit të Hetimit të Krimit Tregtar deklaroi ditën e sotme se:
Ky aksion është shtrirë edhe në godinat luksoze të lidhura me hetimet që po kryhen për 1MDB-në dhe policia do të punojë për të përcaktuar vlerën e këtyre të mirave materiale. Çantat e dorës janë të markave luksoze si ‘Hermes’ dhe ‘Louis Vuitton”.
Mësohet gjithashtu se në një prej rezidencave të Najib është gjetur një kasafortë prej hekuri ku ende po punohet për ta hapur.
“Bussines Times” raportonn se ish-kreyministri është duke u hetuar gjithashtu për gjashtë prona të tjera luksoze.