osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

E ardhmja e vendit në dorë të SPAK-aspakut! Brukseli: Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë nëse nuk arrestohen prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting!

E ardhmja e vendit në dorë të SPAK-aspakut! Brukseli: Nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë nëse nuk arrestohen prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting!

Hapja e negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e veçanërisht mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Tiranë-Bruksel duket se do të jetë një mision.

Të paktën kjo është panorama sot që flasim, për shkak se BE i ka vendosur një kusht tejet të fortë Shqipërisë që duhet me patjetër të plotësohet, në mënyrë që ulja në tryezën e bisedimeve në nivel qeveritar, të bëhet realitet.

Mazhoranca socialiste këmbëngul se Mbajta e Konferencës së Parë Ndërqeveritare po mbahet peng prej dy vitesh për shkak të konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Por duket se kjo nuk është arsyeja që po “minon” integrimin europian të vendit tonë.

Gazeta “SOT” ka siguruara raportin e plotë të rekomandimeve të Komisionit Europian, i cili është analizuar me detaje nga Komisioni Shqiptar i Helsinkit, teksa bëhet e ditur se nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë nëse nuk hetohen dhe arrestohen nga SPAK prokurorët dhe gjyqtarët e ngelur në veting. Madje në dokument duke qartë që Brukseli kërkon hetimin, sekuestrimin e pasurisë dhe arrestimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ngelur në veting, në mënyrë që të avancohet me procesin e integrimit europian.

“Miratimi i metodologjisë se re të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE) dhe detyrimet që i burojnë Shqipërisë prej saj, tregojnë rëndësinë që ka për procesin e integrimit, forcimi i shtetit të së drejtës.

Dy nga parakushtet e BE-së sipas metodologjisë së re të zgjerimit, i referohen përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, në kuadër edhe të procesit të Vetingut, si edhe marrjes së masave konkrete për fillimin e ndjekjes penale për ish gjyqtarët dhe prokurorët, për të cilët gjatë procesit të vetingut vërehen të dhëna apo fakte për kryerjen e veprave penale.

Bazuar në rekomandimet e dhëna nga Komisioni Evropian, KShH ka analizuar në këtë dokument tregues që kanë të bëjnë me kallëzimet në prokurori për gjyqtarët dhe prokurorët që i janë nënshtruar vetingut, nëse ka patur raste të fillimit me iniciativë të prokurorisë së çështjeve, nëse është vendosur ose jo fillimi i procedimit penal për subjektet, çfarë ka rezultuar në përfundim të tij, nëse janë marrë masa paraprake për sekuestrimin e pasurive të pajustifikuara apo të paligjshme, nëse është ngritur akuzë në gjykatë dhe rrjedhimisht a ka patur apo jo ndëshkueshmëria penale të këtyre subjekteve me vendim gjykate”, thuhet në dokument.

Fshehja e pasurisë dhe përfshirja në korrupsion

Më tej në raportin e plotë të rekomandimeve të Komisionit Europian, i cili është analizuar me detaje nga Komisioni Shqiptar i Helsinkit dhe që gazeta “SOT” e disponon të plotë, thuhet se fshehja e pasurisë dhe përfshirja në korrupsion, kanë bërë që shumë prokurorë dhe gjyqtarë të ngelin në veting.

“Vendimmarrjet e KPK- së për vitin 2021 klasifikohen në 50 subjekte të konfirmuar në detyrë, 64 subjekte të shkarkuar nga detyra, 28 subjekte me ndërprerje procesi të rivlerësimit, 12 subjekte me përfundim procesi dhe 1 subjekt me pezullim nga detyra. Ndërkohë KPA ka vendosur për: 28 subjekte lënien në fuqi të vendimit të KPK-së, 6 subjekte ndryshim të vendimit të KPK-së, si dhe për 2 subjekt prishje të vendimit të KPK-së. Këto shifra janë tregues i punës të mirë dhe korrekte nga ana e organit të parë rivlerësues.

Në lidhje me vendimarrjen e KPK vlerësohet fakti se sa herë është vendosur konfirmim në detyrë, është bërë një shqyrtim i plotë dhe i gjithëanshëm i tre kritereve. Në lidhje me masën e shkarkimit nga detyra konstatohet se deklarimi i pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë dhe figurës është një ndër motivet e shkarkimit me zbatimin më të gjerë në vendimmarrjet e organeve të rivlerësimit, ku nga 64 vendime shkarkimi, në 54 prej tyre shkak ka qenë deklarimi i pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë”, thuhet në dokument.

Denoncimet nga publiku fundosin magjistratët

Më tej në raportin e plotë të rekomandimeve të Komisionit Europian, i cili është analizuar me detaje nga Komisioni Shqiptar i Helsinkit dhe që gazeta “SOT” e disponon të plotë, bëhet e ditur se një arsye se përse shumë prokurorë dhe gjyqtarët kanë ngelur gjatë procesit të vetingut, ka të bëjë me denoncimet e publikut, të cilët kanë shfaqur ankesa me prova dhe jovetëm, pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

“KShH vlerëson si të rëndësishëm rolin proaktiv që publiku ka patur në vendimmarrjet e organeve të Vetingut nëpërmjet numrit të madh të denoncimeve të paraqitura, pavarësisht peshës që kanë patur në vlerësimin e kryer nga organet e rivlerësimit. Po ashtu, vlerësohet rëndësia që u është dhënë nga ana e institucioneve rivlerësuese denoncimeve të publikut (edhe ato anonime) apo fakteve të bëra publike[1], ku në të gjitha vendimet e KPK-së është i pasqyruar në një seksion të veçantë analizimi i këtyre denoncimeve.

Është për t’u përmendur dhe rëndësia që këto institucione i kanë kushtuar mbrojtjes së anonimatit të personave që kanë denoncuar, në përputhje me standardet e parashikuara në ligjin “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”.

Megjithatë, sugjerohet që, në funksion të transparencës kundrejt publikut, në vendim të qartësohet se mbi çfarë baze është bërë përzgjedhja e denoncimeve që trajtojnë, në raport me tërësinë e denoncimeve që mund të jenë bërë kundrejt një subjekti[2], si edhe përmbajtjes së denoncimit përkatës”, thuhet në dokument.