osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Zbardhen detaje tronditëse: Natën e vrasjes Azem Hajdari ka dalë nga PD me një pistoletë me silenciator! Ja si Berisha përdori eliminimin e tij për të marrë pushtetin me dhunë

Zbardhen detaje tronditëse: Natën e vrasjes Azem Hajdari ka dalë nga PD me një pistoletë me silenciator! Ja si Berisha përdori eliminimin e tij për të marrë pushtetin me dhunë

Gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia ka zbardhur dje të tjera detaje tronditëse nga vrasja e ish-deputeti Azem Hajdari në 12 shtator të vitit 1998, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të këtij të fundit, por edhe personazheve të tjera, sikundër është ish-kryeministri Sali Berisha.

Pak ditë më parë analisti Demalia u shpreh se Azem Hajdari u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë, sikundër pretendon e bija e tij, ish-deputetja Rudina Hajdari. Por ditën e djeshme zoti Demalia ka shkuar edhe më tej, teksa gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, zbuloi se natën e vrasjes, sipas tij, Azem Hajdari ka dalë nga PD me një pistoletë me silenciator deri tek vendi ku u ekzekutua.

“Natën e vrasjes së Azemit, Azemi ka dalë nga PD me një pistoletë me silenciator deri tek vendi i vrasjes. E gjitha kjo flet shumë. Zbardhjet e dosjeve në qoftë se do të ndodhin një ditë do të nxjerrin shumë gjëra që shqiptarët i dinë, i përflasin, por nuk i zyrtarizojnë, kjo sepse mungon funksionimi i shtetit të së drejtës i një drejtësie të kapur nga politika kriminale”, deklaroi ai.

Ja si Berisha përdori vrasjen e Hajdarit për të marrë pushtetin me dhunë

Më tej gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, analisti Ilir Demalia akuzoi ish-kryeministri Sali Berisha, se përdori vrasjen e ish-deputeti Azem Hajdari për të marrë pushtetin me dhunë, sikundër u pa gjatë grushtit të shtetit më 14 shtator të vitit 1998, vetëm dy ditë pas vrasjes së ish-studentit të dhjetorit.

“Po, është një status që unë kam shkruar pasi dëgjova të bijën e Azemit, në TPZ të Ylli Rakipit, qe tha: “Babai im ka dhënë jetën për Partinë Demokratike”! Unë nuk fajësoj Rudinën, duke u nisur nga vetë propaganda që ka përdorur PD me Sali Berishën për vrasjen e Azemit për të përdorur Azemin dhe të vdekur. Unë nuk fajësoj atë dhe për faktin se drejtësia ende nuk e ka zbardhur atë dosje për të zbardhur të vërtetën dhe krimin.

Janë dënuar njerëz për atë dosje por vendimet e të gjitha shkallëve nuk kanë dhënë një vendim si vrasje me motive politike. Përse duhet ta vriste pushteti Fatos Nanos apo kushdo tjetër Azem Hajdarin? Çfarë i rrezikonte pushtetit tyre në atë kohë Azemi, kur PD ishte e shkërmoqur nga Piramidat dhe marrëdhëniet e Berishës me Azemin diheshin?

Azemi as rrezikonte pushtetin e socialistëve dhe as i interesonte socialistëve një gjë e tillë pasi ajo vrasje u përdor për të shkaktuar trazira dhe marrë pushtetin me dhunë nga Berisha”, u shpreh ai.

Skandal që një kriminel si Hajdari glorifikohet si heroi i demokracisë

Por nuk ndalet me kaq, pasi gazetari dhe publicisti i njohur shqiptar që jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, Ilir Demalia shprehet se ish-deputeti Azem Hajdari është vrarë nga grupet rivale kriminale dhe jo për demokraci, sikundër pretendohet. Madje, zoti Demalia shkoi deri atje sa e cilësoi skandal që një kriminel si Hajdari glorifikohet si heroi i demokracisë.

“As Sali Berisha nuk kishte motiv për ta vrarë Azemin. Vrasja është kryer nga tropojanë dhe akuzohet dhe bodyguard-y kryesor i Berishës Izet Haxhia me vëllezërit Isamedin dhe Ismet Haxhia dhe Jaho Mulosmani, Fatmir Haklaj…

Azemi kishte probleme me Haklajt, Mulosmani, por këto aspak për çështje politike apo atdhetare, ishin konflikte grupesh të të fortëve të Tropojës që kishin filluar që herët me vrasjen e Isuf Alucit, pastaj vrasja e Shkëlqim Hajdarit, etj.

Kudo dilte i ngatërruar emri i Azemit në këto vrasje dhe sigurisht Azemi e dinte këtë dhe ruhej. Kjo është arsyeja që ato dosje duhet të hapen dhe mos ngremë iluzione dhe trumbetime folklorizmash krahinor “patriotik” dhe “vlerash lirie” dhe heronj artificial. Liria së pari është qytetërim dhe raport me të vërtetën”, tha ai.

Trafiku i armëve nga Shqipëria në Kosovë në vitet ’97-’98

Ndërkohë, gazetari Demalia theksoi më tej gjatë prononcimit për gazetën “SOT, se është e njohur botërisht, që mes Shqipërisë dhe Kosovës bëhej trafik dhe kontrabandë armësh.

“Nga të gjitha të dhënat por edhe nga zyrtarë në funksione të larta të shtetit si të demokratëve dhe socialistëve në biseda konfidenciale, por edhe raportet ndërkombëtareve dhe ambasadat e huaja, pranojnë se në vitin ’97-’98në Kosovë futeshin armë nga Shqipëria dhe paguheshin nga qeveria e Bujar Bukoshit për të furnizuar FARK me paratë e 3% nga emigracioni.

Haklajt furnizonin UÇK me armë, ndërsa grupi Hajdarit furnizonte Bukoshin. Bukoshi me UÇK-në ishte në konflikt. Ka të dhëna se ka qenë i përfshirë edhe Fatos Klosi me zyrtarë të tjerë në këtë trafik. Pikërisht pas vitit 1999 Fatos Klosi me një rrogë shtetërore ndërtojë një vilë madhështore në majë të Petrelës, kjo është pjesa e dukshme e ajsbergut të pasurisë Klosi.

Vijmë prapë ke SPAK dhe reforma në drejtësi, a është Fatos Klosi objekt i SPAK për hetim të pasurisë? Pas një jave të vrasjes Azem Hajdarit u vra ministri Mbrojtjes së qeverisë Bukoshi, Ahmet Krasniqi. Pas vrasjes së tij u fol për zhdukjen e 3 milion dollarëve nga fondi i qeverisë Kosovës, që mblidhej nga 3% i emigracionit që ishin dhënë për armë!

I gjithë arsyetimi dhe logjika e zhvillimit të ngjarjeve të çojnë në pistën e trafikut të armëve në Kosovë. Jo si ndihmë atdhetare por tregti ilegale me përfitime milona dollar”, nënvizoi Demalia gjatë prononcimit për gazetën “SOT”. /Rigels Seliman