Majlinda Bregu feston dot ditëlindjen. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, vajza e saj Kejda ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për t’i uruar mamasë ditëlindjen.
Ajo mesa duket ka hapur arkivat e fotografive familjare, pasi ka publikuar një foto të vjetër, ku i përket 23-viteve të shkuara.
Në atë foto shfaqet Majlinda e cila është duke festuar në shtëpi, në ambientin e ngrohtë familjar. Me pak fjalë, urimi i parë i së bijës, ia ka zbukuruar këtë mëngjes politikanes së njohur.
Më pas vetë Bregu ka postuar një foto në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet e veshur me një bluzë në të cilën është e shkruar: “Kurrë mos e nënvlerësoni fuqinë e një gruaje. Lindur në maj”.