Shkencëtarët e Akademisë ruse të shkencave duket se kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1gr ar nga çdo tonelatë qymyri
Ky eksperiment në zonat e thella të Rusisë, mund të ndryshojë historinë e metalit të lakmueshëm, madje pajisjet eksperimentale pritet që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.
Prej 15 vjetësh shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të rajonit, dhe ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar.
Rezervat e qymyrit në gjithë planetin janë gjigantem madje edhe vendi ynë është shumë i pasur me këtë mineral të dalë “jashtë mode”.